Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 13:07 PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon Siç ishte lajmeruar para kryeministrisë janë mbledhur demokratët e Berishës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama në mbështetje të hapur për Protestën e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vangjush Furxhi nuk është një emër i së shkuarës, por një frymë e së tashmes dhe një zë i përjetshëm i artit shqiptar

Kultura E enjte, 27 Gusht 2026 09:40
Vangjush Furxhi nuk është një emër i së shkuarës, por një frymë e së tashmes dhe një zë i përjetshëm i artit shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Kaq shpejt kalojnë vitet.

U bënë 25 vite që kur një njeri i mirë dhe një zë unik i artit skenik, u këput, për të mbetur si një shkrepëtimë drite në eterin e fjalës së veshur me shpirt, dhe shpirtin e personazheve të ngopur me zemrën që rrahu në ato gjokse që ai solli në jetë për të merituar përjetësinë njëherash me ta.
Ka ikje që nuk shuhen, por mbeten si një rrymë e padukshme që frymon brenda nesh. Ka zëra që heshtin, por heshtja e tyre bëhet jehonë më e fortë se çdo fjalë. Kështu është kujtimi për Vangjush Furxhin, aktorin e dilemave njerëzore, njeriun e skenës që nuk i dha vetëm trup rolit, por shpirtin, syrin, zemrën.

Lindi në Korçën e tingujve dhe librave, në qytetin ku fjalët kanë ngrohtësi dhe muzika ka kujtesë. Prej andej e mori butësinë dhe fisnikërinë, por ishte vetë ai që u bë themeli i një arti që nuk e pranoi kompromisin. Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, Vangjush Furxhi nuk aktronte, ai jetonte. Çdo rol që ai prekte bëhej mish i tij, çdo fjalë merrte peshë të re, çdo heshtje ndriçohej prej syrit të tij që fliste më shumë se një monolog i gjatë.

Në ekran mbeti si një figurë e rrallë. Arifi i Tetit në bronx, Peliçeli i Maleve me blerim mbuluar, Besian Vorpsi i Të paftuarit, Latif Bora i Agimeve të stinës së madhe. Të gjithë këta ishin vetëm maska të përkohshme mbi një të vërtetë të madhe: vetë Vangjushi, që dinte t’u jepte peshë dilemave të njeriut të zakonshëm, dinte ta kthente shikimin në dritë, buzëqeshjen në thikë, heshtjen në thirrje. Syri i tij ishte më shumë se një mjet skenik: ishte pasqyrë e jetës, vend ku vuajtja dhe gëzimi takoheshin si dy rryma që nuk mund t’i ndaje.
Por ai nuk ishte vetëm aktor. Ishte mësues, krijues, mbrojtës i artit. Në Institutin e Lartë të Arteve, ku themeloi katedrën e regjisurës, ai nuk u dha studentëve vetëm dije teknike, u dha edhe ndjeshmëri, etikë, një kulturë të përjetimit. Më vonë, si drejtues dhe si shërbyes i artit në institucione, nuk e përdori kurrë pushtetin për të shtypur, por për të mbrojtur. Sepse arti për të nuk ishte dekor i kohës, por frymë që i përkiste gjithmonë të ardhmes.

Titulli “Artist i Popullit” nuk ishte kurorë mbi krye, por barrë mbi supet e tij. Ai nuk e mori si shpërblim, por si detyrim. Dhe e mbajti me të njëjtën thjeshtësi me të cilën dilte në skenë: pa kërkuar duartrokitje, por duke dhënë gjithçka.
Dhe sot, në këtë 25-vjetor të ndarjes së tij nga jeta, nuk e kujtojmë për të vajtuar, por për t’i thënë faleminderit. Për rolet që na mësojnë të jemi të vërtetë. Për syrin që foli kur fjala nuk mjaftonte. Për thjeshtësinë që e bëri madhështor.
Në heshtjen e kësaj dite, ndezim një dritë në mendje e në shpirt, dhe e shohim Vangjushin jo si të shkuar, por si një prani të pandashme të kulturës sonë. Sepse arti i tij nuk vdes, ai thjesht shndërrohet në frymëmarrjen tonë kolektive, në kujtesën që nuk shuhet.
Më fal, Vangjush Furxhi, që nuk njihje djallëzi, që nuk bëre pazare me shpirtin, që nuk e shite artin për duartrokitje, do të shkruante Mevlan Shanaj në librin e tij, “Të fshehta jashtë ekranit”.

Prandaj, edhe pse hesht, zëri yt jehon. Edhe pse nuk je mes nesh, arti yt frymon. Dhe kjo është pavdekësia.
Dhe kështu, në heshtjen që flet me zërin e artit, Vangjush Furxhi mbetet jo thjesht një kujtim, por një dritë e pashuar që ndriçon çdo skenë, çdo ekran, çdo zemër që di të dëgjojë me shpirt. Ai nuk iku, ai u shndërrua. U bë frymë, u bë sy që na vështron nga përtej, u bë thirrje e heshtur për të qenë të vërtetë në atë që bëjmë. Në çdo rol që mishëroi, në çdo nxënës që frymëzoi, në çdo hap që mbrojti artin, ai la një vulë që koha nuk e fshin dot.

Në 25 vite mungesë fizike, prania e tij është bërë më e plotë, një jehonë që nuk shuhet, një shkrepëtimë që nuk tretet. Dhe ky është privilegji i pakujtdo, por vetëm i atyre që e jetuan artin si sakrificë dhe e lanë trashëgimi si amshim.
Vangjush Furxhi nuk është një emër i së shkuarës. Ai është një frymë e së tashmes dhe një zë i përjetshëm i artit shqiptar. Dhe kështu do të mbetet, derisa të ketë sy që shohin dhe zemra që ndiejnë.

Mund t'ju interesojë

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Para 2 orësh
SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

Para 2 orësh
Dy qytetare simpatike shpërndajnë ftesat për protestën e sotme: Eja dhe ti!

Dy qytetare simpatike shpërndajnë ftesat për protestën e sotme: Eja dhe ti!

Para 3 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajfilmiKinemajaVangjush Furxhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon
Para 33 minutash

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve
Para 50 minutash

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat
Para 2 orësh

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund të fitojë ende.
Para 2 orësh

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund t...

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 16 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 18 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 15 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 15 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.