Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka konfirmuar dorëheqjen nga detyra, pas një viti në drejtimin e ministrisë.

Në një mesazh të gjatë, Sala ka renditur rezultatet që, sipas saj, janë arritur gjatë vitit të fundit në shëndetësi dhe mirëqenie sociale, duke e vendosur theksin te reforma në onkologji.

Sala thotë se gjatë kësaj periudhe është ngritur Instituti Kombëtar i Onkologjisë dhe ka nisur ndërtimi i Rrjetit Kombëtar Onkologjik, ndërsa janë miratuar 38 protokolle të unifikuara trajtimi. Sipas saj, në vitin 2026 janë shtuar 26 milionë euro për barnat antitumorale, janë futur 21 barna inovative dhe është zgjeruar me 23% lista e barnave antitumorale për përdorim spitalor.

“17% më shumë pacientë me kancer janë trajtuar nga ky zgjerim”, shprehet Sala, duke e cilësuar këtë si një nga rezultatet më të rëndësishme të reformës.

Ajo ka renditur gjithashtu investimet në radioterapi dhe imazheri, duke theksuar vënien në funksion të akseleratorit të tretë dhe njoftimin se së shpejti do të vihet në përdorim edhe i katërti.

Në bilancin e saj, Sala përmend edhe shërbimet e trombektomisë dhe DSA-së në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ngritjen e laboratorit të ri të hemodinamikës në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe uljen e kohës së pritjes për skaner dhe rezonancë.

Një tjetër drejtim, sipas saj, ka qenë digjitalizimi i sistemit shëndetësor, me kalimin gradual drejt spitaleve “paperless” dhe krijimin e një sistemi ku informacioni klinik dhe imazherik të jetë i aksesueshëm në mënyrë të sigurt dhe në kohë reale, edhe me mbështetjen e Inteligjencës Artificiale.

Sala ka përmendur edhe masat në fushën e parandalimit, duke theksuar heqjen e kufirit të moshës për Check-up-in, dyfishimin e përfituesve të programeve të depistimit të kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, si dhe zgjerimin e vaksinimit kundër HPV-së.

Sponsorizuar

Në mesazhin e saj, ministrja ka vënë në dukje edhe rritjen e pagave për rreth 20 mijë mjekë dhe infermierë, si dhe angazhimin e profesionistëve të diasporës shqiptare në sistemin shëndetësor.

Përtej shëndetësisë, Sala ka renditur edhe masat në fushën e mirëqenies sociale, përfshirë dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohjen e kontributeve shoqërore për kujdestarët e tyre, masa që sipas saj kanë nisur nga 1 korriku.

Në fund të mesazhit, Sala falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen gjatë drejtimit të ministrisë.

“Për mua, ky vit ka qenë një privilegj, një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe një mundësi për t’i kthyer Shqipërisë një pjesë të asaj që kam mësuar gjatë një karriere shkencore dhe mjekësore ndërkombëtare prej më shumë se 30 vitesh”, shkruan ajo.

Duke konfirmuar largimin nga detyra, Sala thekson se angazhimi i saj për Shqipërinë do të vijojë përmes punës si mjeke, akademike dhe profesioniste.

“Sepse detyrat kanë një fillim dhe një fund. Por, përgjegjësia dhe lidhja me vendin tënd nuk ka kufij!”, përfundon Evis Sala.

Nga arkivi

  • Ish-deputeti i PS: Lekët e teatrit ia gjej vetë Ramës
  • VIDEO/Lulzim Basha tregon si do të vidhet prona e Teatrit
  • Zbardhet dosja e Adriatik Llallës, Prokuroria: Kjo është skema që përdorej për pastrim parash
  • "Kundërpërgjigjet" Erion Veliaj:Jam i bindur se pr/ligji për teatrin do të miratohet në shtator
  • PD:Do anulojmë koncensionin e dështuar të check-up, do tu kthejmë qytetarëve çdo qindarkë
  • Denoncim, korçarë dhe kolonjarë detyrohen të blejnë drutë e zjarrit te Taulant Balla

Po ndodh

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Belind Këlliçi: Korrupsioni i Ramës, vila luksoze dhe kuti të mbushura me euro

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej