Lamallari mbledh drejtuesit e Policisë: Ndaj qytetarëve të reagoni me etikë dhe konform ligjit

Lamallari mbledh drejtuesit e Policisë: Ndaj qytetarëve të reagoni me etikë, konform ligjit dhe profesionalizëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit dhe strukturave të Policisë Kufitare që marrëdhënia me qytetarët të bazohet te korrektësia, profesionalizmi dhe reagimi në kohë.

 

 

 

Gjatë një takimi me drejtuesit e strukturave policore, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ministri theksoi se respektimi i etikës nuk duhet parë si një standard i mjaftueshëm, por si niveli minimal që kërkohet nga çdo punonjës policie.

 

“Etika është minimumi. Shërbimi cilësor, i shpejtë dhe konform ligjit është ajo çfarë presin dhe meritojnë qytetarët”, deklaroi Lamallari.

 

Sipas tij, besimi i publikut te Policia nuk krijohet vetëm përmes rezultateve të operacioneve apo statistikave, por edhe nga mënyra se si efektivët sillen dhe komunikojnë me qytetarët në përditshmëri.

 

Lamallari kërkoi që ankesat, shqetësimet dhe kërkesat për informacion të mos mbeten pa përgjigje apo të trajtohen me vonesë. Drejtuesve vendorë iu kërkua të garantojnë që strukturat në varësi të tyre të reagojnë shpejt, në mënyrë profesionale dhe në përputhje me ligjin.

 

Një tjetër pikë ku ministri u ndal ishte komunikimi me publikun. Sipas tij, çdo kontakt i një qytetari me Policinë, qoftë për një denoncim, ankesë apo kërkesë informacioni, ndikon drejtpërdrejt në perceptimin që publiku krijon për institucionin.

 

Mesazhi për drejtuesit ishte që këto kërkesa të mos mbeten vetëm në nivel porosish, por të reflektohen në punën e përditshme të komisariateve, strukturave vendore dhe Policisë Kufitare. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.