14 vite traditë në Sarandë, Panairi i Suvenireve gjallëron shëtitoren buzë Jonit

14 vite traditë në Sarandë, Panairi i Suvenireve gjallëron shëtitoren buzë Jonit.

Shëtitorja e Sarandës u mbush me ngjyra, artizanat dhe elementë të traditës me zhvillimin e edicioni të 14-të të Panairit të Suvenireve, një aktivitet që prej vitesh është bërë pjesë e kalendarit kulturor dhe turistik të qytetit.

Panairi, i organizuar nga Agjencia AJMMI, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, solli në shëtitoren buzë Jonit artizanë dhe krijues nga treva të ndryshme, të cilët prezantuan për qytetarët dhe turistët punimet e tyre.

 

 

Artizanat dhe traditë në shëtitoren e Sarandës

Në stendat e vendosura përgjatë shëtitores u ekspozuan suvenire dhe punime të ndryshme artizanale, nga qëndismat dhe punimet në dru, te qeramika, ornamentet dekorative dhe krijimet me motive tradicionale.

 

Vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me mjeshtërinë e artizanëve dhe me elementë të trashëgimisë kulturore që vazhdojnë të ruhen dhe të përcillen ndër breza.

Edhe këtë vit, pjesë e panairit ishin artizanë nga zona dhe treva të ndryshme, duke sjellë në Sarandë një larmi punimesh, teknikash dhe motivesh tradicionale.

 

Evish Allushi, Kristaq Kiço dhe Manjola Nikollo në Panairin e Suvenireve

Në edicionin e 14-të të panairit morën pjesë edhe Prefektja e Qarkut Vlorë, Evish Allushi, Nënprefekti Kristo Kiço dhe Nënkryetarja e Bashkisë Sarandë, Manjola Nikollo.

 

Përfaqësuesit e institucioneve vizituan stendat e ngritura përgjatë shëtitores, ku u njohën nga afër me punimet e ekspozuara dhe me artizanët pjesëmarrës.

Panairi krijoi një atmosferë të veçantë në shëtitoren e qytetit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve që ndodhen këto ditë në Sarandë.

 

Panairi i Suvenireve, 14 vite traditë në Sarandë

I zhvilluar tashmë për të 14-in vit, Panairi i Suvenireve është kthyer në një aktivitet të përvitshëm në Sarandë, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për promovimin e artizanatit dhe trashëgimisë kulturore.

 

Përmes këtij aktiviteti, artizanët kanë mundësi të prezantojnë dhe promovojnë punimet e tyre përpara një publiku të gjerë vendas dhe të huaj, ndërsa turistët mund të njihen me produkte dhe motive karakteristike të traditës shqiptare.

 

Në një qytet ku turizmi mbetet aktiviteti kryesor gjatë sezonit veror, aktivitete të tilla i shtojnë ofertës së Sarandës edhe dimensionin kulturor, duke e lidhur vizitën në qytet me artizanatin, traditën dhe identitetin vendas.

Edicioni i 14-të i Panairit të Suvenireve vijon kështu një traditë të krijuar ndër vite, duke e kthyer edhe këtë herë shëtitoren buzë Jonit në një hapësirë ku ndërthuren kultura, artizanati dhe turizmi. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.