Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 10:16 Nelson Hysa mesazh emocionues para duelit të 28 nëntorit: Dua ta kthej trofeun në Shqipëri! Boksieri shqiptar Nelson Hysa po vijon përgatitjet intensive në prag të sfidës së rëndësishme të 28 nëntorit, ku në Dyseldorf të Gjermanisë do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fitore historike e AfD-së në Saksoni-Anhalt? E djathta ekstreme synon qeverisjen e parë në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore

Bota E diel, 6 Shtator 2026 18:46
Fitore historike e AfD-së në Saksoni-Anhalt? E djathta ekstreme synon qeverisjen e parë në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia e djathtë AfD ka fituar qartë zgjedhjet për parlamentin rnë Saksoni-Anhalt. Sipas rezultateve të para, AfD ka fituar 44,5 përqind. CDU me rënie dramatike.

Partia Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit të ARD-së nga instituti infratest dimap, AfD ka fituar 44,5 përqind të votave, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

AfD bëhet kështu forca më e madhe politike në parlamentin e landit. Në vendin e dytë renditet CDU e kryeministrit Sven Schulze me vetëm 18,5 përqind, një humbje historike krahasuar me rezultatin prej 37,1 përqind në vitin 2021. Në parlamentin e landit, do të futen edhe partitë Die Linke me 9,5% (-1,5), të Gjelbrit: 9,0% (+3,1), SPD: 8,0% (-0,4) dhe sipas të gjitha gjasave BSW: 5,0%.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Partitë e tjera nuk kanë arritur të futen në parlament. Por këto janë parashikimet pas zgjedhjeve, ndaj mund të ketë edhe ndryshime eventuale.

Mund t'ju interesojë

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Para 14 minutash
Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale për data zgjedhjesh

Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura ...

Para 39 minutash
Skandal në Pentagon! Shkarkohet gjenerali amerikan, dyshohet se nxori sekrete ushtarake për Iranin dhe Ukrainën

Skandal në Pentagon! Shkarkohet gjenerali amerikan, dyshohet se nxori sekrete ushtarake...

Para 1 ore

AfD feston
Nëse rezultatet mbeten kështu, nuk dihet akoma nëse AfD do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndërkohë që partitë e tjera deri tani kanë refuzuar bashkëpunimin me këtë parti. Por kreu i CDU-së Sven Schulze ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD për fitoren.

Objektivi i AfD-së mbetet të qeverisë e vetme. Për këtë asaj i duhet shumica absolute e vendeve në parlament. Në këtë moment akoma nuk dihet si do të jetë rezultati përfundimtar.

Një koalicion me partitë e tjera nuk konsiderohet i mundur, pasi të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament kanë përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në. Edhe vetë AfD refuzon bashkëpunimin me to.

Interesimi i madh
Këto zgjedhje u ndoqën me vëmendje të madhe në Gjermani dhe jashtë saj. Për ndjekjen e zgjedhjeve ishin akredituar qindra gazetarë, prej tyre dhjetëra nga vende të jashtme, sepse kjo është hera e parë që fiton një parti e klasifikuar që nga viti 2023 nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si “organizatë me karakter të sigurt ekstremist të djathtë”.

Kreu i AfD-së në këtë land Ulrich Siegmund, tha se kjo është një fitore e madhe. Ndërsa kryetarja e AfD Alice Weidel e quajti fitore historike. Tani mbetet të shihet nëse këto rezultate do të mjaftojnë për qeverisje. Siegmund dhe Weidel nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit me CDU, por kjo e fundit ka refuzuar çdo bashkëpunim.

Bahri Cani/ DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nelson Hysa mesazh emocionues para duelit të 28 nëntorit: Dua ta kthej trofeun në Shqipëri!
Para 5 minutash

Nelson Hysa mesazh emocionues para duelit të 28 nëntorit: Dua ta kthej trofeun në Shqipëri!

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton
Para 12 minutash

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë
Para 14 minutash

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Java e 9-të e Superiores/ Egnatia merr kreun pas fitores ndaj Teutës, ja si ndryshon renditja
Para 16 minutash

Java e 9-të e Superiores/ Egnatia merr kreun pas fitores ndaj Teutës, ja si ndryshon renditja

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 12 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 12 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 12 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 12 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.