Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 10:16 Nelson Hysa mesazh emocionues para duelit të 28 nëntorit: Dua ta kthej trofeun në Shqipëri! Boksieri shqiptar Nelson Hysa po vijon përgatitjet intensive në prag të sfidës së rëndësishme të 28 nëntorit, ku në Dyseldorf të Gjermanisë do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
”Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”, Rama: ”Besa” në çdo ministri, koha për reflektim

”Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”, Rama: ”Besa” në çdo ministri, koha për reflektim

Aktualitet
E martë, 25 Gusht 2026 13:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mazhoranca e konsideron një reflektim të domosdoshëm ndryshimin e qasjes në qeverisje, ndërsa Rama thotë se ”fiksimi” i çdo socialisti duhet të jetë shqetësimi i qytetarëve. Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një tjetër mesazh pas mbledhjes dy ditore në Pogradec, duke e lidhur atë me objektivin për hapa të mëtejshëm drejt Shqipërisë 2030. Kreu i qeverisë vlerëson angazhimin dhe reflektimin e zhvilluar gjatë dy ditëve të maratonës në Pogradec, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje më të afërt dhe cilësore në komunikimin me qytetarët.

“Ndjesia e mirë e një sezoni politik me energji të reja dhe të tjerë hapa vendimtarë drejt Shqipërisë 2030, ku rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit do të jetë domethënëse, buron edhe nga fakti i angazhimit e reflektimit serioz që mori formë në dy ditët e maratonës së Pogradecit”, shkruan kryeministri.

Mesazhi i Ramës vjen në një moment kur PS-ja ka artikuluar nevojën për rinovim dhe përfshirje më të madhe, ndërsa “Shqipëria 2030” mbetet një nga objektivat e deklaruara të qeverisë për zhvillimin e vendit.

”Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, prandaj drejtuesit politikë duhet t’iu japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave do t’u duhet t’iu japim detyrimin që çdo muaj të ndjekin vetë personalisht të gjithë drejtoritë. Nëse është një grup deputetësh që fokusohen bashkë dhe i marrin në analizë bashkë, atëherë ndryshojnë gjërat”, thotë Edi Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fokusi te ndërveprimi me njerëzit dhe reflektimi politik në Pogradec sinjalizon, sipas mesazhit të kryeministrit, një përpjekje për t’i dhënë sezonit të ri politik më shumë energji, organizim dhe orientim drejt objektivave të dekadës së ardhshme.

“Dokumenti ‘Besa’ synon që të vërë emra konkretë për shqetësime që artikulohen në publik”, tha Mirela Kumbaro.

“Të njohim problemet e familjes, si edhe problemet e biznesit, problemin e profesionistit, por edhe atë të pensionistit”, tha Ogerta Manastirliu.

“Besa dhe Prania Besnike ngrenë një shqetësim shumë domethënës. Pas një periudhe të gjatë qeverisje ekziston rreziku i erozionit të besimit”, tha Arbian Mazniku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Sfida më e madhe do të jetë si ta kthejmë dëgjimin në një vendimmarrje dhe rezultat”, tha Erion Malaj.

“Padyshim që një reflektim i tillë i thellë është i domosdoshëm”, tha Evis Kushi.

“Kjo është komplet kulturë e re që ne duam të përqafojmë, qeverisjen”, tha Milva Ekonomi.

Enea Karakaçi propozoi që në çdo ministri të ketë një njësi “Besa”.

“Do ishte me vlerë të kishim edhe nga një njësi ‘Besa’ në secilën ministri”, tha Enea Karakaçi.

Një tjetër pikë ku socialistët kërkojnë ndryshim është përgjegjësia për rezultatet. Adea Pirdenji thotë se mungesa e performancës nuk duhet të kalojë pa pasoja.

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Para 16 minutash
Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Para 3 orësh
Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Para 3 orësh

“Një nga problematikat kryesore lidhet me tendencën e vazhdueshme, të përhershme, për të mos ndëshkuar mungesën e performancës”, tha Adea Pirdenji.

Për Fatmir Xhafajn, synimi duhet të jetë forcimi i marrëdhënies mes qeverisë dhe qytetarëve, ndërsa Bledi Çuçi e sheh dokumentin “Besa” si një kërkesë që vjen nga vetë shoqëria.

“Të ndërtojmë një sistem të dyfishtë besueshmërie përmes marrëdhënies qeveri-qytetarë”, theksoi Fatmir Xhafaj.

“Besa, dokumenti i parë, është një lloj imponimi që ka ardhur nga shoqëria”, tha Bledi Çuçi.

Modeli i ri synohet të shtrihet në të gjithë vendin. Ervin Demo e sheh atë si një sistem që duhet të zbatohet në 12 qarqet, ndërsa Ermal Nufi e vendos përgjegjësinë për “Praninë Besnike” te drejtuesit politikë, deputetët dhe krerët lokalë të PS-së.

“E para e perceptoi si një sistem kombëtar i cili duhet të aplikohet në 12 qarqet e vendit, për të kuptuar atë çfarë ndodh në territor dhe për të pasur një panoramë të qartë”, tha Ervin Demo.

“Implementimi i Pranisë Besnike i ngelet drejtuesit politik, deputetit dhe kryetarëve të partisë në rrethe”, tha Ermal Nufi.

“Besimin e ndërtojmë përmes të vërtetave dhe fakteve. Do të thotë përmes punës sonë”, tha Niko Peleshi.

“Qeveria prodhon politikë, partia ndërton marrëdhënie, qeveria administron shtetin, partia dëgjon njerëzit. Ndarja është jashtëzakonisht shumë elegante”, tha Iris Luarasi.

“Dokumenti Besa e ka sjellë të plotë atë që është institucionalizimi i asaj që është qendërzim informacioni, unifikim sjellje, analizë faktesh, reagim për fazën që vjen më pas duke marrë edhe masa”, tha Anila Denaj.

Etiketat e lidhura

qeveriarama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nelson Hysa mesazh emocionues para duelit të 28 nëntorit: Dua ta kthej trofeun në Shqipëri!
Para 9 minutash

Nelson Hysa mesazh emocionues para duelit të 28 nëntorit: Dua ta kthej trofeun në Shqipëri!

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton
Para 16 minutash

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë
Para 17 minutash

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Java e 9-të e Superiores/ Egnatia merr kreun pas fitores ndaj Teutës, ja si ndryshon renditja
Para 19 minutash

Java e 9-të e Superiores/ Egnatia merr kreun pas fitores ndaj Teutës, ja si ndryshon renditja

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 12 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 12 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 12 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 12 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.