Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 11:05 Derbi i Madoninës/ Historiku i përballjeve mes tyre, Milani me më shumë fitore por ka shënuar më pak E gjithë vëmendja e tifozëve italianë do të jetë nesër mbrëma në stadiumin “San Siro”, ku Milan dhe Inter do të përballen në një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cërriku dhe Belshi drejt shkrirjes, PD: Reforma po imponohet pa konsultim real

Lajme E shtunë, 22 Gusht 2026 16:04
Cërriku dhe Belshi drejt shkrirjes, PD: Reforma po imponohet pa konsultim real
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PD-së, Blendi Himçi thotë se procesi i konsultimeve publike për reformën territoriale është kthyer në një farsë. Në një deklaratë për mediet, Himçi tha se bashkia Elbasan ka parashikuar që ditën e martë, më 25 gusht, në orën 10:00, të zhvillojë njëkohësisht konsultimin me Këshillin Bashkiak, me 12 njësitë administrative dhe me 6 rajonet e qytetit. Ai thotë se në Këshillin Bashkiak nuk janë ngritur grupet e punës që duhet t’u shpjegonin qytetarëve përfitimet e reformës dhe bazën studimore të draftit.

Deklarata e plotë

Procesi i konsultimeve publike për reformën territoriale, i shpallur nga anëtarët e majtë të Komisionit të Reformës Territoriale, është kthyer në një farsë të turpshme, një shkelje flagrante e parimeve të transparencës dhe demokracisë lokale.

Sipas dokumentit të firmosur nga bashkëkryetari i komisionit, z. Mazniku, konsultimet publike duhej të zhvilloheshin në çdo këshill bashkiak, në çdo njësi administrative dhe me vetë kryetarët e bashkive që të shprehnin opinionin e tyre. Ky ishte parimi bazë i procesit, por në praktikë është deformuar dhe reduktuar në një formalitet pa vlerë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në zbatim të kësaj shkrese, kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Llatja, si një ushtar i bindur i direktivave politike të z. Mazniku, ka vendosur që në të njëjtën ditë dhe orë pra të martën, më 25 gusht, ora 10:00 të zhvillojë njëkohësisht konsultimin me Këshillin Bashkiak të Elbasanit, konsultimin publik me të 12 njësitë administrative dhe me 6 rajonet e qytetit. Ky veprim është i pamundur për t’u monitoruar, duke e kthyer konsultimin publik në një fasadë të pastër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Këshillin Bashkiak nuk janë ngritur apo miratuar grupet e punës që do të shpjegonin komunitetit se cilat janë përfitimet e kësaj reforme dhe mbi cilën analizë është bazuar drafti. Kjo tregon se nuk ka asnjë bazë studimore, asnjë analizë serioze por vetëm imponim politik pa transparencë.

Mund t'ju interesojë

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Para 23 minutash
Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Veliaj bën ndryshime në bashki, shkarkon dy nënkryetarë

Para 1 ore
Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale për data zgjedhjesh

Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura ...

Para 1 ore

Më qesharakja është fakti se konsultimi publik që përfshin 6 rajonet e qytetit, do të zhvillohet në një sallë me kapacitet vetëm 140 persona. Si mund të përfaqësohet zëri i mijëra qytetarëve në një sallë kaq të vogël? Kjo është një provë e qartë se konsultimi nuk ka për qëllim dëgjimin e qytetarëve, por thjesht plotësimin formal të një urdhri politik.

Ky draft synon të shkrijë Bashkinë Cërrik dhe Bashkinë Belsh, duke i bashkuar me Bashkinë Elbasan. Kjo do të thotë largim i shërbimeve nga qytetarët, centralizim i pushtetit dhe mohim i parimit të decentralizimit, i cili ka për qëllim ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarit.

Ky proces nuk është konsultim publik, por një farsë e organizuar për të zbatuar urdhrat e Kryeministrit Rama, duke mos marrë në konsideratë zërin e qytetarëve. Ne e denoncojmë këtë sjellje si antidemokratike, si një përpjekje për të mbyllur gojën e komuniteteve dhe për t’i larguar shërbimet nga qytetarët e Cërrikut dhe Belshit.

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Derbi i Madoninës/ Historiku i përballjeve mes tyre, Milani me më shumë fitore por ka shënuar më pak
Para 3 minutash

Derbi i Madoninës/ Historiku i përballjeve mes tyre, Milani me më shumë fitore por ka shënuar më pak

Sulm rekord ndaj gjigantit të kriptomonedhave Binance, dyshohet se pas tij qëndron grupi famëkeq i hakerave të Koresë së Veriut
Para 5 minutash

Sulm rekord ndaj gjigantit të kriptomonedhave Binance, dyshohet se pas tij qëndron grupi famëkeq i hak...

Bayerni nis të “ngacmojë” Arsenalin, kërkon t’i rrëmbejë kapitenin
Para 14 minutash

Bayerni nis të “ngacmojë” Arsenalin, kërkon t’i rrëmbejë kapitenin

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
Para 23 minutash

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 12 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 13 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 13 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 13 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.