Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit entuziast dhe masiv me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara, zhvilluar në New Jersey ka folur për heqjen e ndalimit të hyrjes në SHBA, duke e cilësuar këtë si një ditë që shumë njerëz e kishin menduar të pamundur.

Berisha tha se vendimi për t’i mohuar hyrjen në SHBA katër vite më parë ishte rezultat i një agresioni të padrejtë ndaj dinjitetit të tij dhe jo i vullnetit të vetë Shteteve të Bashkuara.

“Është një ditë që shumëkush e ka menduar të pamundur. E ka menduar si një ditë që nuk do ta shihnim ndonjëherë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se në momente të caktuara shumë shqiptarë kanë pyetur veten nëse mund të sfidonin një padrejtësi përballë forcave shumë më të mëdha.

Sipas Berishës, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është identiteti dhe qëndresa e shqiptarëve.

“Ne jemi shqiptarë! Sepse ne jemi shqiptarë dhe qëndrojmë e luftojmë të pamposhtur për dinjitetin tonë. Sepse ne jemi shqiptarë, luftojmë dhe qëndrojmë të vendosur për familjet tona”, tha ai.

Berisha kujtoi se ndalimi i hyrjes në SHBA erdhi në një kohë kur, sipas tij, ai kishte disa vite që nuk ushtronte pushtet dhe ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta politike.

Ai deklaroi se gjatë gjithë kësaj periudhe kishte ruajtur besimin tek Shtetet e Bashkuara dhe tek vlerat mbi të cilat është ndërtuar vendi.

“E qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga Shtetet e Bashkuara, por po vinte nga axhendat antiliri, antikomb, të asaj që vetë presidenti Donald Trump e ka emërtuar si ekstremi i majtë”, deklaroi Berisha.

Duke iu referuar një shprehjeje të Abraham Lincoln, Berisha tha se kishte vendosur të ringrihej dhe të niste betejën për të ndryshuar situatën.

“Rëndësi nuk ka sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh. Dhe unë vendosa të ringrihem”, u shpreh ai.

Berisha e lidhi ndryshimin e situatës edhe me zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-së në nëntor 2024. Sipas tij, pas kësaj, bota e lirë filloi të ringrihet nga agresioni i ekstremit të majtë dhe efektet e këtij ndryshimi mbërritën edhe në Shqipëri.

Sponsorizuar

Në fjalimin e tij, Berisha sulmoi edhe personat që, sipas tij, kishin kontribuar në vendimin për ndalimin e tij në SHBA.

“Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri, sot janë prapa hekurave, ndërsa unë sot po qëndroj me dy këmbë mbi atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë”, tha kreu i PD-së.

Në vijim, Berisha shprehu mirënjohje për shqiptarët në SHBA që, sipas tij, e mbështetën që në momentet e para dhe gjatë periudhës më të vështirë.

Ai falënderoi gjithashtu administratën e presidentit Donald Trump dhe sekretarin e Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, për vendimin që i mundësoi rikthimin në Shtetet e Bashkuara.

“Mirënjohje të pakufishme ndaj administratës së presidentit Donald Trump, sekretarit të Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, për vendimin e tij”, deklaroi Berisha.

Në një tjetër pjesë të takimit me shqiptarët në SHBA, Berisha e cilësoi diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara si një faktor të rëndësishëm për kombin shqiptar.

“Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë, fati i mirë i kombit shqiptar”, u shpreh ai.

Berisha kujtoi gjithashtu vizitën e tij të parë në SHBA, në mars të vitit 1991, duke e cilësuar atë si një nga udhëtimet më emocionuese të jetës së tij. Ai vlerësoi kontributin e brezave të diasporës shqiptare në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe në mbështetjen për lirinë e Kosovës. m.k

Nga arkivi

  • VIDEO/Rama tha se ka rilindur bujqësinë, tregtarët dhe fermërët i ankohen Bashës: S’kemi marrë asnjë ndihmë
  • Ralf Gjoni zbulon prapaskenat e përjashtimit: Deputetëve po u bëhet presion dhe po joshen financiarisht
  • Rama imiton Bashën dhe fillon nga turet, viziton fermerët në Lushnjë: Kemi rilindur dhe bujqësinë
  • Byroja e Kuvendit 'i mbyll gojën' Ralf Gjonit, deputeti përjashtohet për 10 ditë
  • Kellici: “Veliaj i lufton pasi i kujtojne origjinen”
  • Meta kthen ne Parlament ligjin qe favorizon pronaret e jahteve

Po ndodh

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

04/11/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

04/11/2026
DETAJE/ Elbasan, ariu gjigant tmerron banorët, Policia ngre “Task-Force” me ekspertë “ndërkombëtarë”

Ariu kafshon për vdekje një person në Bulqizë

03/11/2026
Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

03/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

04/11/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

04/11/2026
DETAJE/ Elbasan, ariu gjigant tmerron banorët, Policia ngre “Task-Force” me ekspertë “ndërkombëtarë”

Ariu kafshon për vdekje një person në Bulqizë

03/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.786 artikuj gjithsej