Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

27/08/2026
Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Interpol Tirana dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), në bashkëpunim me skuadrën kombëtare britanike të ekstradimeve në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), kanë lokalizuar dhe arrestuar në Londër një shtetas shqiptar të kërkuar nga SPAK, nën dyshimin se është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Dokumentet e Gjykatës së Magjistratëve të Westminsterit në Londër tregojnë se për qëllime ekstradimi është arrestuar Korado Gështënja, 35 vjeç. Në Britani, ai dyshohet se ka përdorur edhe mbiemrin Kështenja dhe identitetin e rremë James Martin.

Sipas procedurës së ekstradimit, autoritetet shqiptare e kërkojnë Gështënjën në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK dhe të miratuar nga GJKKO. Ai dyshohet për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave të Kategorisë A.

Gjatë seancës në Londër, përfaqësuesi i shtetit shqiptar ka deklaruar se më ose rreth datës 17 janar 2020, Gështënja dyshohet se ka privuar në mënyrë të paligjshme nga liria Jan Prengën, kundër vullnetit të tij.

Gjithashtu, atij i është komunikuar dyshimi se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka marrë pjesë në një komplot për importimin dhe eksportimin e kokainës nga Ekuadori.

Seanca e radhës për çështjen e ekstradimit është caktuar më 2 shtator 2026, në orën 10:00. Ndërkohë, Gështënja mbahet në paraburgim në Londër.

Sponsorizuar

Sipas hetimeve të SPAK, Korado Gështënja dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që ka vëzhguar dhe më pas ka marrë pjesë në rrëmbimin e Jan Prengës. Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës më 17 janar 2020 dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak, ku u pa për herë të fundit.

Sipas akuzave të ngritura në kuadër të hetimit, Prenga dyshohet se është mbajtur peng dhe torturuar, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

Prokuroria ka arritur në përfundimin se rrëmbimi dyshohet se është porositur si akt hakmarrjeje pas humbjes së një sasie droge në Angli, ku ishte i përfshirë edhe vëllai i viktimës, Ndrek Prenga.

Në dosjen hetimore është përmendur gjithashtu edhe emri i Dritan Rexhepit, i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.r.k

Nga arkivi

  • LAJMI I FUNDIT/ Sa persona humben jeten, bie numri i infektimeve te reja
  • Studiuesi Kapri bën gjestin e veçantë në qytetin juglindor: I ktheva borxhin, ky është drejtimi ku duhet punuar
  • E rëndë në Llogara, recepsionisti i një kompleksi turistik gjendet pa shenja jete
  • Ministria e Jashtme greke jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët
  • Radhë në Kapshticë/Plotësohet kuota prej 300 personash, emigrantët shqiptarë kanë një shqetësim
  • Ndërron jetë mjeku shqiptar, i biri jep lajmin e hidhur

Po ndodh

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

04/11/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

04/11/2026
DETAJE/ Elbasan, ariu gjigant tmerron banorët, Policia ngre “Task-Force” me ekspertë “ndërkombëtarë”

Ariu kafshon për vdekje një person në Bulqizë

03/11/2026
Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

Studentët ironizojnë Ramën në Politeknik: Vendosin fotografi të dhunës policore dhe e cilësojnë “Diktator”

03/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, goditje elektorale për Trump

04/11/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

04/11/2026
DETAJE/ Elbasan, ariu gjigant tmerron banorët, Policia ngre “Task-Force” me ekspertë “ndërkombëtarë”

Ariu kafshon për vdekje një person në Bulqizë

03/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.786 artikuj gjithsej