Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, u konfliktua me disa persona

Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, u konfliktua me disa persona. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona.

 

Sipas të dhënave paraprake, gjatë përplasjes Bakalli është dhunuar dhe ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë.

 

Pas ngjarjes, ai është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burimet bëjnë me dije se Bakalli kishte hematoma në zonën e syrit, si dhe lëndime të tjera. Pas marrjes së mjekimit të nevojshëm, ai është larguar nga ambientet e spitalit.

 

Sipas shefit të krimeve, në rrugën Butrinti kanë qenë duke debatuar dhe konfliktuar 2 persona dhe kam ndërhyrë duke u prezantuar dhe njëri prej tyre më goditi me grusht.

 

Policia ka nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt. Pritet që hetimet të sqarojnë gjithashtu motivet që çuan në përplasjen fizike. Saranda Web

 

Arben Llangozi denoncon Policinë e Sarandës: “Me armë në dorë për presion dhe terror”

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.