Aksident në Sarandë/ Automjeti humb kontrollin, përplaset me kazanët dhe ndalet nga dy pemë

Aksident në Sarandë/ Automjeti humb kontrollin në rrugën “Onhezmi”, përplaset me kazanët dhe ndalet nga dy pemë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në hyrje të rrugës “Onhezmi”.

 

Aksident në Sarandë/ Automjeti humb kontrollin në rrugën “Onhezmi”, përplaset me kazanët dhe dy pemë

 

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur fillimisht me kazanët e mbeturinave që ndodheshin anës rrugës dhe më pas me dy pemë.

 

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në automjet dhe në pemët përgjatë trotuarit. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk janë dëmtuar automjete të tjera.

 

Pas ngjarjes, në zonë kanë ndërhyrë punonjësit e shërbimeve, të cilët kanë prerë dhe larguar dy pemët e dëmtuara nga përplasja, për të shmangur rrezikun për kalimtarët dhe qarkullimin.

 

Policia ka mbërritur për të përcaktuar rethanat që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.