Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 22:43 Juventus fiton me dy super gola ndaj Napolit, por nuk shkëlqen në lojë Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Gjenerata Z
  • Aksident në trotuar
  • Aksidenti në Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Pasqyrë Albania
  • Vlerë Gjakova
  • Euro e dobët
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Gjenerata Z
  • Aksident në trotuar
  • Aksidenti në Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Pasqyrë Albania
  • Vlerë Gjakova
  • Euro e dobët
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Generation Voyage”: Nga muzetë te gastronomia, si ta shijoni Tiranën në një ditë me shi

Aktualitet E hënë, 7 Shtator 2026 13:43
“Generation Voyage”: Nga muzetë te gastronomia, si ta shijoni Tiranën në një ditë me shi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tirana ofron alternativa të shumta turistike edhe gjatë ditëve me shi.

Nga muzetë dhe hapësirat kulturore te Pazari i Ri dhe lokalet e Bllokut, kryeqyteti shqiptar mund të eksplorohet përmes një sërë aktivitetesh në ambiente të mbyllura, që ndërthurin historinë, kulturën dhe gastronominë, shkruan Florent Delbos në një artikull të botuar në median franceze “Generation Voyage”.

Tirana përballet mesatarisht me rreth 120 ditë me reshje shiu në vit, me një intensitet më të lartë gjatë pranverës dhe vjeshtës.

Qyteti ofron një numër të konsiderueshëm institucionesh kulturore dhe muzeale, të cilat ndodhen në ambiente të mbyllura dhe pasqyrojnë periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Për këtë arsye, një ditë me shi në Tiranë mund të shfrytëzohet për të zhvilluar një program të pasur kulturor dhe turistik.

Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2: Udhëtim në historinë e periudhës komuniste

Të dy muzetë Bunk’Art janë ngritur në ish-bunkerë nëntokësorë të periudhës së regjimit komunist.

Për shkak të vendndodhjes së tyre në ambiente të mbyllura, kushtet atmosferike nuk ndikojnë në vizitë.

Bunk’Art 1, i vendosur në periferi të qendrës së Tiranës, është më i madh dhe përfshin një numër galerish nëntokësore.

Ekspozitat përqendrohen te historia ushtarake, struktura e shtetit dhe klima e frikës dhe izolimit gjatë regjimit komunist.

Për vizitën rekomandohen të paktën dy orë. Për shkak të karakteristikave të hapësirave nëntokësore, vizita mund të mos jetë e përshtatshme për personat që vuajnë nga klaustrofobia.

Bunk’Art 2, pranë Sheshit “Skënderbej”, është më i vogël dhe përqendrohet kryesisht në veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit dhe mekanizmat e kontrollit dhe survejimit gjatë regjimit komunist.

Vizita zgjat rreth një deri në një orë e gjysmë. Tarifa është rreth 500–600 lekë për person.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Orari i zakonshëm është 09:00–17:00, megjithëse rekomandohet verifikimi i orareve përpara vizitës.

Shtëpia me Gjethe: Historia e survejimit shtetëror

Shtëpia me Gjethe, ish-selia e Sigurimit të Shtetit, është kthyer në muze në vitin 2017.

Muzeu dokumenton sistemin e survejimit të popullsisë gjatë regjimit komunist dhe mënyrat e ndryshme të përdorura për mbledhjen e informacionit.

Ekspozitat përfshijnë pajisje përgjimi, dokumente, materiale arkivore dhe rikonstruksione të situatave të marrjes në pyetje.

Ekspozita është e përqendruar dhe synon të përcjellë mënyrën se si survejimi shtetëror prekte jetën e përditshme të qytetarëve.

Një vizitë zgjat rreth një deri në një orë e gjysmë, ndërsa tarifa, janë të ngjashme me atë të Bunk’Art-it, rreth 500–600 lekë.

Muzeu Historik Kombëtar: Një panoramë e historisë së Shqipërisë

I vendosur në Sheshin “Skënderbej”, Muzeu Historik Kombëtar paraqet periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë, nga ilirët deri në rënien e regjimit komunist.

Ndër pjesët më të rëndësishme për vizitorët janë koleksionet arkeologjike, ikonat ortodokse dhe materialet që lidhen me rezistencën kombëtare.

Një vizitë zgjat rreth një orë e gjysmë deri në dy orë. Tarifa është rreth 500 lekë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Piramida e Tiranës: Një ndërtesë me histori të ndryshueshme

Piramida e Tiranës u projektua fillimisht si një mauzole për Enver Hoxhën.

Në periudha të ndryshme ajo ka shërbyer si qendër kulturore, hapësirë argëtimi dhe bazë e NATO-s, përpara se të lihej në gjendje të amortizuar.

Pas rikonstruksionit, ndërtesa u rihap në vitin 2022 si një qendër kulturore dhe edukative, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe teknologjia.

Vizita në ambientet e brendshme mund të zgjasë rreth 30–45 minuta.

Ndërtesa përfaqëson një shembull të mënyrës se si Tirana po trajton dhe rikontekstualizon trashëgiminë e periudhës komuniste.

Piramida ka gjithashtu hapësira dhe struktura të jashtme, që mundësojnë ngjitjen drejt pjesës së sipërme dhe ofrojnë pamje panoramike të qytetit.

Kafenetë, rakia dhe kultura e qëndrimit në lokale

Kafenetë janë një pjesë e rëndësishme e jetës sociale në Shqipëri.

Qëndrimi në një kafene gjatë një dite me shi nuk përbën vetëm një alternativë ndaj aktiviteteve në ambiente të hapura, por është edhe një mënyrë për të përjetuar jetën e përditshme të qytetit.

Blloku, i cili gjatë periudhës komuniste ishte një zonë e kufizuar për pjesën më të madhe të popullsisë dhe e rezervuar për drejtuesit e lartë të regjimit, sot është ndër zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Zona përfshin kafene, bare, ambiente gastronomike dhe hapësira të mbuluara.

Vizitorët mund të gjejnë edhe lloje të ndryshme rakie të aromatizuar me fruta ose bimë, veçanërisht nga prodhues të vegjël.

Pazari i Ri: Një alternativë për të ngrënë në ambiente të mbuluara

Pazari i Ri, i rikonstruktuar dhe i inauguruar në formën e tij aktuale në vitin 2019, është një tjetër alternativë gjatë ditëve me reshje.

Tregu mbulohet nga një strukturë e madhe metalike dhe prej xhami dhe ofron produkte të ndryshme, përfshirë djathëra vendas, ullinj, mjaltë dhe perime të stinës.

Në zonë ndodhen gjithashtu restorante që ofrojnë gatime shqiptare, si qofte, sallata dhe byrek.

Një vakt me pije mund të kushtojë rreth 800-1500 lekë për person.

Pazari i Ri mund të përfshihet në program gjatë orarit të drekës, veçanërisht në një itinerar që kombinon vizitat në muze dhe aktivitete të tjera kulturore.

Si të organizoni një ditë me shi në Tiranë?

Muzetë që trajtojnë historinë e diktaturës mund të jenë emocionalisht të ngarkuar, ndaj rekomandohet që vizitat të alternohen me pushime.

Një itinerar i mundshëm mund të nisë në mëngjes me Shtëpinë me Gjethe ose Bunk’Art 2, të vijojë me drekën në Pazarin e Ri dhe më pas me një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar ose Piramidën e Tiranës.

Në fund të ditës, vizitorët mund të qëndrojnë në një nga kafenetë ose lokalet e Bllokut.

Qendra e Tiranës mund të eksplorohet kryesisht në këmbë, por gjatë reshjeve duhet pasur kujdes, pasi sipërfaqet prej mermeri të Sheshit “Skënderbej” mund të bëhen të rrëshqitshme.

Për distanca më të gjata, mund të përdoret shërbimi taksi. Tarifat për udhëtime brenda qytetit janë relativisht të ulëta. //a.i/ ATSH

Mund t'ju interesojë

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Para 3 orësh
Bukën me miell biskotash nga Serbia, ekspertët: Produkt me cilësi të dobët dhe ngjyrues përbërësve

Bukën me miell biskotash nga Serbia, ekspertët: Produkt me cilësi të dobët dhe ngjyrues...

Para 4 orësh
Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Para 5 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus fiton me dy super gola ndaj Napolit, por nuk shkëlqen në lojë
Para 1 ore

Juventus fiton me dy super gola ndaj Napolit, por nuk shkëlqen në lojë

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur
Para 3 orësh

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Gen Z po shkund Europën, përplasje me policinë në Francë…
Para 3 orësh

Gen Z po shkund Europën, përplasje me policinë në Francë…

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?
Para 4 orësh

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?

Më të lexuarat

1 Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 5 orësh

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

2 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 12 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

3 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
30 Tetor 2026, 23:50

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

4 Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?
Para 4 orësh

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.