Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kritika ndaj gjuhës së urrejtjes dhe manipulimit, Rama publikon shkrimin nga amerikani Williams: Industria e llumit

Kritika ndaj gjuhës së urrejtjes dhe manipulimit, Rama publikon shkrimin nga amerikani Williams: Industria e llumit

Aktualitet
E hënë, 7 Shtator 2026 15:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shkrim të Brooks Williams, administrator i Qytetit Ferris, Texas, SHBA, me kritika të forta ndaj manipulimit, gënjeshtrave dhe gjuhës së urrejtjes në hapësirën publike. Rama sqaron se shkrimi nuk është i tij, por thotë se është nga ato tekste që “sikur t’i kishte shkruar vetë”. Në shkrim kritikohet përdorimi i lajmeve të manipuluara, videove të shkëputura dhe zemërimit artificial për të nxitur përçarje dhe urrejtje mes qytetarëve. Williams argumenton se ata që përdorin gënjeshtrën dhe poshtërimin për ndikim publik, në fund bëhen pjesë e të njëjtit “kalbëzim” që pretendojnë se po luftojnë.

Postimi i plotë

RRESHTAT MË POSHTË NUK I KAM SHKRUAR UNË, PO ËSHTË NJË NGA ATO RASTE KUR NJERIU THOTË: AH, SIKUR T’I KISHA SHKRUAR VETË…

Lexojini se do të gjeni shumë fytyra, zëra dhe mashtrime e dyfytyrësira nga jeta e përditshme para pasqyrave teknologjike. Hapësira publike është kthyer në një sistem kanalesh të ujërave të zeza dhe kutërbimi nuk është nën këmbët tona, por po ngrihet nga foltoret, nga titujt dhe nga goja e njerëzve që e dinë se po jashtënxjerrin plehra, në emër të “guximit”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo është një industri llumi, e ngritur mbi shtrembërimin, poshtërimin, panikun dhe tërbimin, ku njerëzit bosh kanë mësuar se, nëse arrijnë t’i bëjnë qytetarët të urrejnë, askush nuk do ta vërë re se ata vetë nuk kanë asgjë të dobishme për të ofruar. Nuk u duhen zgjidhje kur mund të prodhojnë armiq, as u duhet karakter kur turma është e etur për mizori ndaj shënjestrës njerëzore të radhës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky kanibalizim funksionon sepse shumë njerëz janë përshtatur e rehatur duke jetuar në vorbullën e tij. Ata e dinë se fragmenti i videos është prerë për të mashtruar, se titulli është fabrikuar si armë, se akuza është fryrë, se zemërimi është inskenuar dhe se njeriu që po tërhiqet zvarritet nëpër baltë është një qenie njerëzore e katandisur në një leckë për klikime dhe reagime. E dinë se faktet po spërdridhen për të nxjerrë një ulërimë therëse dhe fundja e dinë fare mirë, se gënjeshtra është gënjeshtër. Ama u pëlqen, thjesht u shijon tërë spektakli që prodhon gënjeshtra.

Mund t'ju interesojë

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 6 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 6 orësh
A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Para 7 orësh

Një mospajtim nuk lejohet më të mbetet thjesht një mospajtim. Dikush duhet patjetër të jetë i korruptuar, i paaftë, mashtrues, i kapur ose pjesë e ndonjë konspiracioni të hatashëm. Njerëzit marrin një copëz informacioni, i ngjisin përfundimin që u përshtatet bindjeve të tyre, e hedhin në vorbullën e internetit dhe ja ashtu, si me magji, diçka që nuk ka ndodhur kurrë pranohet si fakt.

Zyrtarët dhe nëpunësit publikë trajtohen në mënyra që do të ishin të papranueshme pothuajse kudo e kurdoherë tjetër, a thua se thjesht zgjedhja për t’i shërbyer publikut nënkupton pranimin e një abuzimi pa kufi.Kjo është ajo që duhet t’i neveritë njerëzit. Jo mospajtimi, por oreksi për të parë dikë të keqtrajtohet dhe prapëseprapë për ta shpërndarë gënjeshtrën për të. Oreksi për të parë një fqinj të shndërrohet në armik, sepse kjo të kënaq më shumë sesa të pranosh që bota është ca më e ndërlikuar se sa duket. Dhe më e keqja, lejimi i një frikacaku me kamerë, mikrofon, titull në dorë apo platformë në zotërim, që të fusë dorën në kraharorin tonë, t’u drejtohet instinkteve tona më të këqija dhe të na bindë se ato janë parime.

Shumë njerëz nuk kanë më bindje politike, po kanë vetëm një varësi toksike. U duhet zemërimi i radhës, zuzari i radhës, videoja e radhës dhe justifikimi i radhës për t’u ndjerë më të mirë se të tjerët, pa qenë aspak njerëz më të mirë dhe ndaj ia kanë dorëzuar zhurmës krejt ndërgjegjen e tyre! Shërbimi publik nuk duhej të kthehej kurrë në një material për thertoren e besimit, në një skenë për ego të papërmbushura apo në karburant për një makineri që i shndërron njerëzit në armiq imagjinarë për disa klikime. Një nënë që lufton të mos i fiken dritat nuk ka nevojë për tërbim teatral. Një veteran që pret kujdesin që i takon nuk ka nevojë për një video të manipuluar. Një mësues që blen me paratë e veta mjetet e shkollës nuk ka nevojë për panik të fabrikuar. Njerëzit që po përpëliten nga kostoja e rritur e jetesës nuk kanë nevojë për frikacakë të radhës që ua shesin urrejtjen si aftësi udhëheqëse.

Dhe ju lutem, ma kurseni predikimin e kujtdo që noton gjithë javën në kanalizimet e qelbura dhe pastaj shfaqet duke kutërbuar nga ambicia personale. Ma kurseni drejtësinë e rreme të njerëzve që i bëjnë qytetarët më të zemëruar, më pak të ndjeshëm e më pak të ndershëm, po edhe më të manipulueshëm, teksa për vete hiqen sikur po i shërbejnë diçkaje më të madhe se uria e tyre e pangijshme për vëmendje. Nëse politika e tyre ka nevojë për gënjeshtra që të marrë frymë, ajo meriton të mbytet. Nëse lëvizja e tyre ka nevojë t’i zhveshë njerëzit nga njerëzorja për të mbijetuar, ajo e ka vendin në kanalin e ujërave të zeza. Nëse ndikimi i tyre varet nga helmimi i njerëzve kundër njëri-tjetrit, ata nuk janë udhëheqës po vetëm pjesë qorre të këtij sistemi ujërash të zeza.

Në bisht fare, pyetja që mbetet është kjo: Çfarë je i gatshëm të bëhesh për të mposhtur njerëzit që të kanë thënë se duhet t’i urresh? Nëse je gati të bëhesh gënjeshtar, frikacak, manipulues apo njeri që kënaqet duke parë njerëz të panjohur të zhvishen nga dinjiteti i tyre njerëzor, atëherë nuk e ke mundur kalbëzimin që thua se po lufton. Thjesht, je bërë pjesë e tij. Brooks Williams, Administrator i Qytetit Ferris, TEXAS, SHBA

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 6 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 7 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.