Një episod i rëndë ka ndodhur në përballjen mes Ajax-it dhe PSV-së, ku protagonist u bë Ruben van Bommel, djali i ish-futbollistit të njohur Mark van Bommel.
Në minutën e rreth 80-të, me PSV-në në avantazh 2-1, sulmuesi i skuadrës mike ndërhyri me intensitet të madh ndaj Aaron Bouwman. Van Bommel e goditi kundërshtarin me trup, duke shkaktuar një përplasje të fortë mes dy lojtarëve.
Bouwman nuk mundi të vijonte dhe iu desh të merrte ndihmën e stafit mjekësor. Mbrojtësi i Ajaxit u transportua më pas në spital për kontrolle, ku u konstatua se kishte pësuar kontuzion në sternum dhe në mushkëri. Sipas raportimeve, dëmtimi mund ta lërë jashtë fushave për të paktën një muaj.
Vendimi i arbitrit shkaktoi polemika. Pavarësisht forcës së ndërhyrjes dhe protestave të lojtarëve të Ajaxit, gjyqtari nuk e konsideroi episodin si të denjë për karton të kuq. Van Bommel u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, pasi ndërhyrja u vlerësua si e paqëllimshme.
Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i PSV-së tregoi pendesë për atë që kishte ndodhur. Van Bommel shkoi në dhomën e zhveshjes së Ajaxit për t’i kërkuar falje Bouwmanit, ndërsa dukej i tronditur nga pasojat e përplasjes.
Një moment që solli shumë diskutime, jo vetëm për vendimin e arbitrit, por edhe për gjendjen e mbrojtësit të Ajax-it.
Tensions flared suddenly after Ruben Van Bommel made a rough challenge on his Ajax opponent. ⚔️
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2026
The injured player was taken to the hospital and suffered a collapsed lung. ?pic.twitter.com/TkMMv7ZtQn
© SYRI.net
Bayern dominon ndaj Dortmundit, por lëshon fitoren në fund – Laimer: Kishim raste të mjaftueshme për ta mbyllur ndeshjen
Palmer e quan yllin e Chelseat të nënvlerësuar: Njerëzit ende nuk e kuptojnë sa i mirë është
De Jong shkëlqen në rolin e ri te Barcelona, mediat spanjolle e vlerësojnë lart eksperimentin e FlickutBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: