Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 14:56 Librazhd/ Makina bie në humnerë, gjendet pistoletë pranë saj! Një aksident është regjistruar në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A do protestojmë për vdekjen e turistit të huaj apo vetëm për ngordhjen e zogjve?

Forum E martë, 18 Gusht 2026 15:55
A do protestojmë për vdekjen e turistit të huaj apo vetëm për ngordhjen e zogjve?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kreshnik Spahiu

Vrasja e turistit portugez në Ksamil sapo ka mbushur titujt e mediave shqiptare. Pa dyshim, nesër mediat e huaja jo miqësore me Shqipërinë do të përhapin panikun në gjithë botën se në Shqipëri shkohet me rroba banje dhe kthehesh me arkivol. Në fakt, në shtetet e tyre ndodhin më shumë krime ndaj turistëve sesa në Shqipëri, por, ndryshe nga Shqipëria, mediat e tyre kanë kode për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe ruajtjen e imazhit të tyre.

Personalisht, kam përjetuar dy krime me viktima në Gjermani, por mediat gjermane nuk transmetuan asnjë lajm mbi ngjarjet. Kronika e zezë ka filtra etikë dhe përmbajtje profesionale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rrugët e Barcelonës janë më të pasigurta se rrugët e Tiranës.

Nata në Berlin është më e pasigurt se nata në Durrës.

Hajdutët dhe grabitësit në Paris janë më të rrezikshëm se në Vlorë.

Banditët në Napoli apo Sicili janë më të tmerrshëm se çdo halabak në Sarandë.

Stacionet e autobusëve në Bruksel janë më të frikshme se në Shkodër.

Turistët në Madrid grabiten më shumë se në Shëngjin.

Gjithsesi, askush nuk e thotë dhe nuk e krahason.

Nesër, pas vrasjes në Ksamil, të gjithë ne shqiptarët do të na shikojnë sërish në Europë me maskën e vitit 1997.

Mjafton një vrasje që ta thyejë imazhin e ndërtuar me vite.

Në fakt, vrasja e sotme na sjell si karakteristikë dy fenomene:

● E para: Shqiptari vret pa motive dhe kryesisht për femra, për shkak të egos së sëmurë dhe provincialitetit. Vrasja s’ka të bëjë me turistin. Ai djalë do të vriste këdo, edhe nëse do të ishte shqiptar, kinez, rus apo portugez.
● E dyta: Vrasja s’ka të bëjë me turizmin, sepse miliona turistë në Shqipëri as nuk vidhen dhe as nuk ngacmohen, por respektohen më shumë se në çdo shtet tjetër. Operatorët turistikë në Shqipëri i respektojnë të huajt më shumë se ne shqiptarët.
● E treta: Vrasja është një fenomen në Shqipëri, një plagë që nuk po i gjejmë vaksinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mijëra shqiptarë vrasin njëri-tjetrin.

Numri i vrasjeve në 36 vjet në Shqipëri po kalon numrin e vrasjeve të serbëve në Kosovë.

Bilanc lufte që duhet të na bëjë të turpërohemi.

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 21 thotë: “Jeta e personit mbrohet me ligj.”

Fatkeqësisht, jetën e shqiptarëve nuk e mbron as ligji, as shoqëria, as shteti.

Jeta është më e pasigurt se xhepat në autobus.

Në fakt, është shumë e dyshimtë pse shqiptarët nuk protestuan kurrë për vrasjet dhe humbjen e jetëve njerëzore, por filluan një revolucion për mbrojtjen e jetës së zogjve.
Si ka mundësi një popull që nuk respekton jetën njerzore, qënka ndërgjegjësuar për rrezikun e ngordhjes së disa flamingove, shpend të cilat 99% të atyre që protestojnë i kanë parë vetëm në ekran?

Mund t'ju interesojë

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

30 Tetor 2026, 18:25
Veliaj u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

Veliaj u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

30 Tetor 2026, 18:03
Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pav...

28 Tetor 2026, 10:29

Etiketat e lidhura

Kreshnik Spahiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Librazhd/ Makina bie në humnerë, gjendet pistoletë pranë saj!
Para 6 minutash

Librazhd/ Makina bie në humnerë, gjendet pistoletë pranë saj!

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!
Para 51 minutash

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale
Para 57 minutash

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat
Para 2 orësh

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 17 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 7 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 17 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

4 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.