Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 07:07 Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë Shqipëria do të përballet sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen kthjellime të herëpashershme dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje shiu me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekzekutohen 8 masa sigurie me urdhër të SPAK, mashtrim kompjuterik nga një grup i strukturuar kriminal

Aktualitet E enjte, 10 Shtator 2026 14:24
Ekzekutohen 8 masa sigurie me urdhër të SPAK, mashtrim kompjuterik nga një grup i strukturuar kriminal
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vazhdim të punës hetimore lidhur me procedimin penal nr.300/1 të vitit 2021, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bambergut Gjermani, ekzekutoi 8 nga 11 masat e sigurisë ndaj shtetasve shqiptarë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes shitjeve online. Masat e sigurisë janë ekzekutuar, të mërkurën më 9.9.2026 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, si rezultat i veprimeve hetimore të nisura pas kontrolleve dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike, më 16.3.2022, në subjektin, qendra e thirrjeve “Bluenergycall shpk”, (Njësia Bashkiake nr.7, rruga e Kavajes, Condor Center, Tiranë).

Masat e sigurimit të ekzekutuara janë si vijon:

Gj, G.Sh dhe E.P – “Arrest me burg”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale; “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gj. K. B. dhe I.G – “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, të dyshuar për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gj dhe Dh.L – “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për veprat penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e regjistroi procedimin penal nr.300, më datë 9.12.2021 për veprat penale: “Mashtrim kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar si vepër penale nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve gjermane të drejtësisë, përkatësisht, Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg dhe në zbatim të Vendimeve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më 16.3.2022 janë kryer kontrolle në ambientet e subjektit “Bluenergycall shpk” dhe subjekteve të lidhura me të.

Skema e mashtrimit

Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021, të përpunuara në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë dhe shtetasë të tjerë europianë ftoheshin nga agjentët e “Bluenergycall shpk” për të investuar në bursa ndërkombëtare përmes depozitimit të parave në platforma mashtruese. Depozitimet e parave bëheshin në llogari bankare të vendeve të ndryshme si; Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj, në vende të tjera europiane dhe më gjerë dhe më pas zhdukeshin përmes transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu është vërtetuar se mashtrimet janë kryer përmes dy adresave IP, të përdorura nga subjekti “Bluenergycall shpk”, në Shqipëri. Gjatë kontrollit të kryer në datë 16.3.2022, janë ekstraktuar të dhënat elektronike të drejtpërdrejta që janë analizuar nga autoritetet gjermane të drejtësisë dhe konkretisht, nga Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg për krimet kibernetike.

Mund t'ju interesojë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Para 1 ore
Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Para 1 ore
Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 10 orësh

Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme ka dërguar fillimisht për gjykim pronarin, IT-në e qendrës së thirrjeve, “Bluenergycall shpk”, të akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe 11 shtetas të tjerë, të akuzuar vetëm për kryerjen e veprës penale: “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Hetimet për personat e paidentifikuar, të përfshirë në këtë veprimtarinë vazhduan në kuadër të procedimit të ndarë 300/1 të vitit 2021.

Masat sigurimit të ekzekutuara ditën e djeshme, janë rezultat i një pune voluminoze për analizimin e hollësishëm të të dhënave kompjuterike, të krahasuara edhe me prova të tjera fizike, si edhe kontrolleve të përmendura më sipër, përmes të cilëve është mundësuar identifikimi i anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal.

Etiketat e lidhura

spak
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë
Para 1 ore

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa
Para 1 ore

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën
Para 1 ore

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 10 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 10 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 10 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 10 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

4 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 10 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.