E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ilustrim · Vizion Plus

Ndryshimi i qarkullimit të masave ajrore, të cilat gjatë ditës së shtunë do të vijnë nga veriperëndimi i Europës, do të sjellë alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në vendin tonë. Herë pas here, vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu, të shoqëruara në disa raste edhe me shtrëngata.

Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të pasdites do të vijojë dominimi i vranësirave në të gjithë territorin, ndërsa në gjysmën lindore priten sërish rrebeshe afatshkurtra shiu. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, moti pritet të përmirësohet përkohësisht.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të ndjeshme, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C në Bulqizë, si temperatura më e ulët, deri në 33°C në qarqet Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

Era do të fryjë e fortë nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, me shpejtësi që do të kalojë 65 km/h. Për pasojë, përgjatë brigjeve detare pritet dallgëzim deri në 5 ballë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.