Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hashim Thaçi nga aktivizmi kundër regjimit serb, roli në UÇK, shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe karriera politike

Aktualitet E martë, 15 Shtator 2026 20:24
Hashim Thaçi nga aktivizmi kundër regjimit serb, roli në UÇK, shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe karriera politike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Jeta e Hashim Thaçit paraqet një larmi ngjarjesh që janë të destinuara të bashëkjetojnë me historinë e Kosovës. Thaçi, një student nga Skënderaj që u përfshi në protestat dhe organizimet e para kundër regjimit serb, arriti të spikasë në organikën e brishtë të UÇK gjatë luftës. Ai u mbështet nga partnerët perëndimor si një lider politik i së ardhmes së Kosovës së lirë. Thaçi ndërtoi edhe një karrierë të pasur politike duke arritur në ushtrimin e detyrave të Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës.

Hashim Thaçi lindi më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt, në Drenicë. Rajoni ku u rrit kishte një histori të gjatë të mobilizimit politik shqiptar dhe do të bëhej një prej zonave kryesore të konfliktit të armatosur në Kosovë në fund të viteve 90. Pas shkollimit fillestar, Thaçi u orientua drejt studimeve në Universitetin e Prishtinës, ku u përfshi në Lëvizjen Studentore të Kosovës duke u bërë një prej drejtuesve të saj Por shumë shpejt aktiviteti i tij do të kalonte përtej protestave studentore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

LPK dhe jeta jashtë Kosovës

Ai angazhohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, LPK, një organizatë politike që synonte ndryshimin e pozitës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Shfaqja e UÇK-së

Në mesin e viteve ’90, Kosova hyri në një fazë të re. Sulmet e armatosura të UÇK-së ndaj forcave dhe institucioneve serbe u shtuan. Në vitin 1998, konflikti u përshkallëzua në luftë të gjerë dhe Hashim Thaçi spikati si një prej figurave politike kryesore të UÇK-së. Në atë kohë, ai njihej edhe me nofkën “Gjarpri”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rambuje, Thaçi del në skenën ndërkombëtare

Në shkurt të vitit 1999, emri Hashim Thaçi u bë i njohur përtej Kosovës. Vetëm 30 vjeç, ai drejtoi delegacionin kosovar në bisedimet e Rambujesë në Francë. Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, një prej figurave të rëndësishme të procesit të Rambujesë, e konsideronte Thaçin një negociator shumë të ri dhe relativisht të papërvojë, por vlerësonte se ai mësoi shpejt gjatë negociatave. Bisedimet nuk prodhuan një marrëveshje përfundimtare të pranueshme për të gjitha palët. Me palën shqiptare që pranoi të firmoste, ndryshe nga serbët, më 24 mars 1999, NATO nisi bombardimet ndaj Jugosllavisë.

Mund t'ju interesojë

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 6 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 7 orësh
A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Para 7 orësh

Nga lufta në politikë

Pas përfundimit të luftës në qershor 1999, Thaçi do të bëhej një nga figurat kryesore të politikës në Kosovë. Në po atë vit ai do të themelojë Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës, që më vonë do transformohet në Partinë Demokratike të Kosovës, ku Thaçi u zgjodh kryetar dhe e mbajti këtë post deri në vitin 2016.

2000–2016 – Kryetar i PDK-së

Në vitet 2005–2007, Thaçi ishte pjesë e Ekipit të Unitetit në negociatat për statusin e Kosovës, të udhëhequra nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Partia e tij do të fitojë zgjedhjet e nëntorit të 2008 dhe Thaçi u bë kryeministër. Më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës, ai shpalli Kosovën shtet të pavarur. Nga një student që protestonte në Prishtinë në fillim të viteve ’90, Thaçi tashmë qëndronte në krye të qeverisë së një shteti që sapo kishte shpallur pavarësinë.

Kryeministër dhe President

Ai do të qëndronte si kryeministër deri në vitin 2014, kohë në të cilën qeveria e drejtuar prej tij nënshkroi në 2013-ën marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi. Në vitin 2016, Thaçi u zgjodh president i Kosovës. Ai ishte ende detyrën e kreut të Shtetit kur jeta dhe rrugëtimi i tij politik, morën një kthesë të fortë. Në 5 nëntor të 2020, ai dha dorëheqjen pasi u konfirmua aktakuza ndaj tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në të njëjtën ditë, u transferua në Hagë, ku nisi përballja e gjatë me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Etiketat e lidhura

hashim thaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 6 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 7 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 7 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 7 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 7 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 7 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.