Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Deputetja Sala Jashari: Kuvendi i Kosovës duhet të nisë procedurat për zhbërjen e Gjykatës Speciale të Hagës

Deputetja Sala Jashari: Kuvendi i Kosovës duhet të nisë procedurat për zhbërjen e Gjykatës Speciale të Hagës

Kryesore
E mërkurë, 16 Shtator 2026 19:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas vendimit të rëndë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, Kuvendi i Kosovës nuk mund të qëndrojë më në heshtje. Nëse hesht pas kësaj që ndodhi sot atëhere tradhtia mbetet e Albin Kurtit.

Thirrja e deputetes së PDK-së, Sala Jashari, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme dhe nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale duhet të merret seriozisht nga të gjitha partitë shqiptare.

Gjykata u krijua nga vetë Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, nën një trysni të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Deputetëve të atëhershëm iu tha se krijimi i saj ishte i domosdoshëm për të dëshmuar se Kosova nuk kishte asgjë për të fshehur dhe se drejtësia do të ishte e paanshme. Edhe ish-drejtuesit e UÇK-së u paraqitën vullnetarisht përpara saj, me bindjen se e vërteta do të triumfonte.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por pas vendimit të sotëm, institucionet e Kosovës kanë të drejtën dhe detyrimin të pyesin: a u krijua kjo gjykatë për të hetuar përgjegjësi individuale apo për të vendosur në bankën e të akuzuarve historinë e UÇK-së? Formalisht, trupi gjykues deklaroi se nuk po gjykonte legjitimitetin e UÇK-së dhe luftën për pavarësi. Në realitet, kur dënohen me burgime të gjata pothuajse të gjithë drejtuesit kryesorë politikë dhe ushtarakë të luftës, pasoja politike është goditja e vetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hapi i parë duhet të jetë miratimi i një rezolute të përbashkët, ku të thuhet qartë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe se vendimi ndaj individëve nuk mund të përdoret për kriminalizimin e saj.

Por rezoluta nuk mjafton. Kuvendi duhet të krijojë një komision të posaçëm juridik dhe parlamentar, i cili të shqyrtojë të gjithë veprimtarinë e Gjykatës Speciale: mënyrën e administrimit të provave, standardet e përdorura, kohëzgjatjen e paraburgimit, respektimin e të drejtave të të akuzuarve dhe burimin e materialeve të ardhura nga Serbia.

Mund t'ju interesojë

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Para 5 orësh
Erion Veliaj në Fier, por sherri plas në Tiranë!

Erion Veliaj në Fier, por sherri plas në Tiranë!

Para 7 orësh
Transferimi i Erion Veliajt në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Urdhëri është ”sekret shtetëror”

Transferimi i Erion Veliajt në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Urdhëri është ”sekret shtetë...

Para 11 orësh

Më pas duhet të shqyrtohen procedurat kushtetuese dhe ligjore për përfundimin e mandatit të kësaj gjykate. Zhbërja e saj nuk mund të bëhet me një deklaratë politike apo vetëm me shumicë të zakonshme. Gjykata mbështetet mbi nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës, mbi një ligj të posaçëm dhe mbi detyrime ndërkombëtare të marra nga shteti i Kosovës. Ndryshimi i nenit 162 kërkon shumicën e dy të tretave të të gjithë deputetëve dhe dy të tretat e deputetëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë.

Kjo e bën procesin të vështirë, por jo arsyen për të heshtur. Në të njëjtën kohë duhet thënë hapur se edhe shfuqizimi i bazës ligjore të Gjykatës nuk do ta anulonte automatikisht aktgjykimin e sotëm.

Beteja kundër dënimeve duhet të zhvillohet në apel, me një mbrojtje juridike shumë më të fuqishme, me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe me mbështetjen e plotë institucionale të Kosovës. Kuvendi duhet të veprojë në dy drejtime: të mbrojë të drejtat e të dënuarve përmes rrugës ligjore dhe të nisë rishikimin e ekzistencës së një gjykate që ka humbur besimin e shumicës së popullit të Kosovës.

Partitë shqiptare duhet të bashkohen. Kjo çështje është shumë më e madhe se PDK-ja, Vetëvendosja, LDK-ja apo AAK-ja. Ajo prek themelet historike mbi të cilat u ngrit shteti i Kosovës. Kundërshtimi duhet të jetë institucional, demokratik dhe pa dhunë. Çdo trazirë do t’i shërbente vetëm Beogradit dhe do të dobësonte pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Por heshtja do të ishte po aq e pafalshme. Nëse Albin Kurti dhe LDK heshtin ata po përfitojnë politikisht për vehte, por në realitet tradhtojnë Kosovën. Pas vendimit të sotëm Presidenti Vuçiç dhe krejt shpura serbe u hodh në sulm duke sulmuar UÇK.

Gjykata që u krijua me votën e Kuvendit të Kosovës nuk mund të konsiderohet e paprekshme dhe e përjetshme. Kuvendi që e votoi ka të drejtën të kërkojë llogari, ta rishikojë dhe, përmes procedurave kushtetuese, të vendosë për përfundimin e mandatit të saj. Kosova nuk mund të pranojë që drejtësia të shndërrohet në një mekanizëm për rishkrimin e historisë, duke e poshtëruar Kosovën dhe luftën e saj kundra pushtuesve serbë.

UÇK-ja nuk mund të dënohet në emër të popullit që ajo çliroi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 5 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 5 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 5 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 5 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 5 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 5 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 5 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 5 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.