Top Channel/ Macron: Do ti përgjigjemi Rusisë për sulmet hibride që po kryen
18/09/2026 23:07

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se kërcënimi nga sulmet hibride të Rusisë ndaj Evropës dhe Francës është intensifikuar. Në një konferencë për media në Pallatin Elysee, Macron ka thënë se ka urdhëruar hartimin e një plani për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe objekteve të industrisë së mbrojtjes, përballë këtij kërcënimi. Ai ka bërë të ditur se Franca është shënjestruar nga sulme hibride ruse gjatë javëve të fundit, duke paralajmëruar se ato nuk do të mbeten “pa përgjigje”. Një numër në rritje i liderëve evropianë kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulme për të testuar vendosmërinë e vendeve evropiane në mbështetjen e Ukrainës. Presidenti francez foli për gazetarët pas takimit me liderët e partive politike, me të cilët diskutoi ndikimin e luftërave në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë në sigurinë e Francës. Ai përmendi sulmin me dron të muajit të kaluar në aeroportin e Lajpcigut në Gjermani, për të cilin Rusia është fajësuar, si dhe deklaratat e kryeministrit polak, Donald Tusk, se Rusia po planifikon sulme me dronë dhe raketa ndaj Polonisë dhe vendeve të tjera në krahun lindor të NATO-s. “Në javët e fundit, kërcënimi hibrid rus ndaj evropianëve dhe ndaj Francës është intensifikuar. Qëllimi është të na frikësojnë dhe të thyejnë përpjekjet tona për të mbështetur Ukrainën. Rezultati do të jetë pikërisht i kundërt. Ne nuk frikësohemi, sepse e dimë se siguria jonë sot dhe nesër është në lojë në Ukrainë”, shtoi Macron.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43