Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 31 Tetor 2026, 14:48 Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit përdorin llastiqe, Policia paralajmëron ndërhyrje Situata është tensionuar në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku po vijon protesta e studentëve dhe qytetarëve. Gjatë tubimit, disa protestues kanë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Çmimet e karburanteve
  • Ben Blushi
  • Big Brother Kosova
  • Bashkim Zeneli
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Lotaria Amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Çmimet e karburanteve
  • Ben Blushi
  • Big Brother Kosova
  • Bashkim Zeneli
  • Përjashtimi i Berishës
  • Dosja Balluku
  • Lotaria Amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vengu mohon akuzat e Ahmetajt për trafik ar*ësh: Të pabazuara dhe të ekzagjeruara. Shteti shqiptar nuk negocion në hije

Aktualitet E mërkurë, 23 Shtator 2026 20:16
Vengu mohon akuzat e Ahmetajt për trafik ar*ësh: Të pabazuara dhe të ekzagjeruara. Shteti shqiptar nuk negocion në hije
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar ndaj akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh nga Ministria e Mbrojtjes. I ftuar në “Koha Jonë Debat” me Nikoll Lesin, Vengu i cilësoi akuzat si “të pabazuara dhe totalisht të ekzagjeruara”, duke theksuar se eksportet e armatimit kontrollohen nga institucione të posaçme shqiptare. “Shteti shqiptar nuk negocion në hije. Shteti shqiptar negocion përmes institucioneve që janë të pajisura me autorizime”, deklaroi Vengu.

Pjesë nga debati

Lesi: Zoti Vengo, ju keni qenë ish-ministër i Mbrojtjes dhe keni firmosur kontrata. Mos gabohem ka pasur një marrëveshje që u bë zhurmë e madhe në Serbi, mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, apo jo? Ju keni qenë që keni firmosur. Realisht Shqipëria, ka armë domethënë moderne që në çdo rast mund të jemi krenarë, mund të jemi të sigurtë që ky vend ka armë për të përballuar ndonjë agresion që nuk ndodh se jemi anëtar i NATO-s, por gjithsesi njeriu thotë kemi kemi armë ose kemi industri të fuqishme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vengu: Është një pyetje me vend që ma bëjnë shpesh edhe me një farë cinizmi, ndonjëherë ironi që a është e aftë Shqipëria, a ka kapacitete? A mund të mbrohemi në rast të një agresioni? Sa kohë mund të rezistojmë derisa të vijë aleanca në përforcim dhe në mbrojtje? Atë që mund t’ju them është që në dy vitet e kaluara, ne nuk kemi bërë vetëm ceremoni dhe shpallje përsa i përket industrisë. Janë ndërtuar themelet e kësaj industrie, janë rigrupuar asetet e vjetra.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju jeni gazetarë me eksperiencë dhe i keni ndjekur çështjet e degradimit gjatë tranzicionit të aftësive tona, qoftë industriale, qoftë teknologjike. Atë që qeveria bëri me një ligj të posaçëm. Ne rigrupuam të gjitha asetet e vjetra, Poliçanin, Gramshin, Mjekësin, ish-uzina e autotraktorëve nën një kompani shtetërore që quhet Kajo dhe përmes saj nënshkruam gjashtë marrëveshje. I përmendët në insertin dhe ju falenderoj për këtë. Dhe këto marrëveshje kanë filluar të prodhojnë efekt. Prodhimet e para kanë filluar.

Mund t'ju interesojë

Deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Para 2 orësh
Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohen FNSH, “Shqiponja” dhe dronë për monitorim

Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohen FNSH, “Shqiponja” dhe dronë për m...

Para 2 orësh
Ndarja nga jeta e diplomatit, të hënën homazhe në nder të Bashkim Zenelit në Kuvend

Ndarja nga jeta e diplomatit, të hënën homazhe në nder të Bashkim Zenelit në Kuvend

Para 2 orësh

Përmendet vetëm rasti i mjeteve të blinduara dhe mjeteve taktike, por kemi uniformat, municionet. Brenda këtij viti do përfundohet dhe linja e prodhimit të municioneve. Do t’i kemi vitin që vjen. Armatimi i lehtë, dronët, sistemit antidron dhe posaçërisht dy marrëveshje për të cilat jam veçanërisht krenar dhe personalisht i angazhuar si deputet i Vlorës. Pasha Limani për prodhimin e anijeve me finkantierin italian dhe nga ana tjetër ringritja e shkollës së aviacionit, një kapacitet shumë i rëndësishëm. Më bëjnë shpesh pyetjen pse s’ka Shqipëria avion. Shqipëria po fillon të ketë të rigetë avion zjarrëfikës për momentin, por ky është hapi i parë stërvitor për emergjencat civile dhe më tej pse jo të kemi kapacitete pilotimi edhe për avion me kapacitete luftimi.

Lesi: Zoti ish-ministër, para ca ditësh ndoqëm ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj në një intervistë të gjatë që e akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes që ka trafik armësh. Ka patur apo ka trafik armësh apo është një akuzë e rëndomtë e zotit Ahmetaj?

Vengu: Atëherë nuk nuk do marr përsipër këtu para jush, për më tepër as të bëj avokatin, as magjistratin, as analistin, të treja profesione të respektuara që s’dua t’i ushtroj pa liçencë këtu. Për më tepër nisur nga një material televiziv që gjykoj që nuk është as akt akuzë, aq më pak akt gjykim. Atë që mund t’ju them, si titullar, si pjesëmarrës diplomacinë shqiptare, si titullar edhe i drejtorisë antikorrupsion për disa vite, portit të Durrësit dhe më tej si titullar i Ministrisë së Mbrojtjes, është që shteti shqiptar nuk negocion në hije.

Shteti shqiptar negocion përmes institucioneve që janë të pajisura me autorizime për ta bërë këtë gjë. Me pak fjalë, në Shqipëri nuk ka ministra në hije. Çfarëdo të thuhet apo të dëgjohet në materialin televiziv që ju përmendët. Dua t’u them gjithashtu se ka një kakofoni të madhe kur vjen puna në debatin publik për mbrojtjen. U përmend trafik armësh. E gjykoj tërësisht të pamundur nga momenti ku linjëzimi jonë dhe institucioneve tona të kontrollit të eksporteve të armatimit, se ka Shqipëria institucione kontrolli eksportesh të armatimit dhe të mjeteve me përdorim të dyfishtë.

Janë institucione të mirë stërvitura, të linjëizuara në përditshmërinë e tyre me institucione ligjzbatuese amerikane dhe aleate, dhe gjykoj që këto institucione kanë vepruar dhe kanë bërë punën e tyre siç duhet. Akuzat për për trafikim armësh i gjykoj të pavënda dhe totalisht të ekzagjeruara në këtë rast. Kështu që nuk do ndërmerrja fare të t’i hyja kësaj teme, përveçse siç e thashë, patjetër unë kam qenë titullar në të gjitha këto institucionet që përmendava më përparë.

Etiketat e lidhura

Arben AhmetajPirro Vengutrafik armësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit përdorin llastiqe, Policia paralajmëron ndërhyrje
Para 9 minutash

Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit përdorin llastiqe, Policia paralajmëron ndërhyrje

Tensione para Ministrisë së Arsimit, flakë kazanëve dhe tymuese në protestë
Para 28 minutash

Tensione para Ministrisë së Arsimit, flakë kazanëve dhe tymuese në protestë

Tensione te protesta e studentëve, kërkohet largimi i deputetëve të PD-së
Para 56 minutash

Tensione te protesta e studentëve, kërkohet largimi i deputetëve të PD-së

Pamje nga protesta/ Të vegjlit përballë policisë, flamuri kuqezi valëvitet pas tyre
Para 1 ore

Pamje nga protesta/ Të vegjlit përballë policisë, flamuri kuqezi valëvitet pas tyre

Më të lexuarat

1 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 15 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

2 Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë
Para 18 orësh

Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë

3 Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot
Para 7 orësh

Horoskopi 31 tetor 2026! Zbuloni surprizat e yjeve për sot

4 Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri
30 Tetor 2026, 10:27

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.