Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

Forum E enjte, 24 Shtator 2026 14:22
Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Shërbimi Informativ i Shqipërisë ka qenë problemi më i madh i politikës shqiptare, së paku deri në vitin 2002. Historia nisi me politizimin ekstrem të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes. Prej vitit 1992, kryetari i SHIK-ut ishte njeriu më i afërt i Presidentit për zhvillimet politike në vend. Ai përgjonte kundërshtarët politikë, i përndiqte ata, kishte peshën kryesore në arrestimin e liderit të opozitës, pastaj në përndjekjen e çdo gjykatësi e prokurori të çështjes së Fatos Nanos që mund ta lironte dhe në persekutimin e kujtdo që tentonte të sillej si gjyqtar në atë çështje. Në fund, rasti i Zef Brozit i vuri kapakun kësaj historie, duke e detyruar të arratisej nën mbrojtjen e Ambasadës së SHBA-së.

Më tej, SHIK-u përndoqi veprimtarë politikë të Kosovës që vepronin në Shqipëri, zhduku fizikisht Remzi Hoxhën, përndoqi rrethin e njerëzve që ai njihte në Shqipëri dhe ndërhyri në politikën e LDK-së në Kosovë, duke u përpjekur ta zëvendësonte Rugovën me Demaçin, por përmes shërbimit sekret.

Politikanët opozitarë në Shqipëri, ata më aktivët, ishin pa ndërprerje nën përgjim dhe shantazh për jetën e tyre. Më pas, SHIK-u udhëhoqi procesin e destabilizimit të zgjedhjeve të vitit 1996, kontrollin fizik të tyre, mbushjen e kutive dhe rrahjen e protestuesve pas zgjedhjeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vitin 1997, SHIK-u udhëhoqi djegien e gazetës opozitare “Koha Jonë”, rrahjen e Edi Ramës dhe të opozitarëve të tjerë në vend, si dhe krijimin e një mjedisi pasigurie kur u pa se pushteti po humbiste kontrollin.

Ardhja e socialistëve në pushtet ishte një shpresë se SHIK-u do të depolitizohej, por kjo nuk ndodhi.

Shërbimi i ri informativ, pas vitit 1997, u përfshi në politikë, por jo në atë shkallë sa SHIK-u i Berishës. Megjithatë, SHISH-i u përzie sërish në çështjen e Kosovës, në thellimin e ndasive mes bërthamës politike të UÇK-së dhe LDK-së, në stimulimin e vrasjeve politike mes tyre dhe në acarimin e klimës politike në vend.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vitin 2002, Fatos Nano dhe Sali Berisha, në një marrëveshje mes tyre, vendosën ta shkarkonin edhe kreun e atëhershëm të SHISH-it, duke e futur shërbimin sekret shqiptar në një periudhë të gjatë stabiliteti si shërbim profesional antiterror, në shërbim të aleatëve, pa u përfshirë në jetën politike të vendit. Kujtim Hyseni ishte ndoshta kryetari i parë i SHISH-it që i ktheu atij dinjitetin e një shërbimi sekret modern, pa pretendime politike dhe në aleancë me partnerët tanë perëndimorë, kryesisht me SHBA-në.

Mund t'ju interesojë

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 3 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 3 orësh
Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?

Para 3 orësh

Kjo traditë vazhdoi me Bahri Shaqirin dhe, për hir të së vërtetës, nuk mundi ta tjetërsonte as Visho Ajazi, edhe pse u emërua aty politikisht nga Berisha, si njeri besnik i tij. Edhe ai nuk e preku integritetin e institucionit.

Edi Rama, udhëheqësi politik që ndoshta e ka bezdi shërbimin informativ më shumë sesa mund t’i ketë bezdi kundërshtarët apo armiqtë e tij, e injoroi tërësisht si institucion, duke ndërruar kryetar pas kryetari dhe duke e trajtuar si një agjenci të parëndësishme shtetërore. Askush, as opozita, nuk u shqetësua, pasi shihej distanca e tij nga shërbimi.

Emërimi i Vlora Hysenit ishte i vetmi moment kur politika ktheu sytë nga SHISH-i dhe ngriti akuza kundër tij. Por edhe këto akuza erdhën më shumë prej Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, meqë ata e kishin shkarkuar si një zyrtare besnike të Hashim Thaçit. Madje, Rama pikërisht për këtë e mori në Tiranë si këshilltare të tij për sigurinë kombëtare.

Edhe shkarkimi prej Kurtit dhe Osmanit, edhe marrja në punë prej Ramës nuk kishin të bënin me biografinë apo me meritat e saj, por me qenien e saj si ish-zyrtare e lartë e Hashim Thaçit. Ata e shkarkuan sepse ishte e Hashim Thaçit dhe Rama e mori po sepse ishte e Hashim Thaçit.

Madje, me aq sa shihet, Rama e ka çuar nga këshilltare sigurie në krye të SHISH-it pikërisht për të vendosur aty dikë që nuk e njihte as Shqipërinë dhe për të mos u përzier në punët e politikës.

Por pikërisht aty i ka ndodhur gjëma.

Po të ishte marrë me politikë, do të ishte gjysma e së keqes. Ajo është përfshirë në histori personale me njerëz të nëntokës politike, që lëviznin fijet e pushtetit. Kjo e rikthen shërbimin sekret shqiptar në politikë si pjesë e një lufte klanesh, duke e banalizuar atë.

Për të kuptuar gjithë banalitetin e saj, do të mjaftonte deklarata para gazetarëve, duke i treguar Klodiana Lalës se ishte takuar me agjentë serbë në dhoma hoteli në “Rogner”. Edhe sikur asgjë të mos ketë bërë kryetarja jonë e shërbimit nga ato që thuhen për lidhjet me Ergys Agasin, do të mjaftonte kjo deklaratë e saj para gazetarëve kundër Klodiana Lalës për të kuptuar se sekretet tona dhe të shtetit tonë kanë qenë në dorë të një njeriu banal, i cili përpiqet t’i përdorë në ditët më të këqija të tij për t’i bërë pis të gjithë kritikët e vet.

Në gjithë botën, kryetarët e shërbimeve janë zakonisht të frikshëm, të poshtër, shpesh dhe të ligj e të pamëshirshëm, por jo banalë. Dhe kjo është drama e dyfishtë e Shërbimit tonë Informativ, i cili pas 25 vjetësh rikthehet në politikë, jo i frikshëm si Gazidedja apo turbullues si Klosi, por banal si zonja që, duke ikur, na tregon se kë ka përgjuar nëpër hotele.

Këtë mund të na e kursente.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 3 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 3 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 3 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 3 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 3 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 3 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 3 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 3 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.