Top News- Trump “harron” Tajvanin e mërritë, miqësi me Kinën: Xi pëlqen granitin e mirë
24/09/2026 22:31

Presidenti Donald Trump tha se ai dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping patën një “takim të shkëlqyer”, por nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi atw se çfarw folwn konkretisht. Pas takimit në Zyrën Ovale, Trump u shpreh se takimi me presidentin kinez Xi Jinping ishte “i shkëlqyer”. Megjithatë, ai nuk pranoi të përgjigjej kur u pyet nëse kishin diskutuar për Tajvanin, inteligjencën artificiale apo Jimmy Lai, biznesmenin pro-demokracisë që u dënua në shkurt me 20 vite burg në Hong Kong. Trump e përshkroi Xi-n si një “ekspert të gurit” që “i pëlqen graniti i mirë”, dhe më pas i tregoi helikopterpadin e ri në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Ai gjithashtu e ftoi Xi-n brenda helikopterit presidencial Marine One. Ndwrkohw nga ana tjetwr, prezidenti kinez tha se Pekini dhe Uashingtoni duhet të “forcojnë komunikimin e tyre”. Xi tha se ishte i gatshëm të punonte me Trumpin, me të cilin ka krijuar një “marrëdhënie personale”, për të “drejtuar anijen” e lidhjeve kineze-amerikane. “Ne duhet të bashkëjetojmë në paqe”, theksoi ai, duke thënë se “konkurrenca duhet të jetë pozitive, me kufizime”. “Dialogu i ndershëm dhe i qëndrueshëm mund të nxisë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë. Ne inkurajojmë shkëmbimet në diplomaci, tregti, ekonomi dhe zbatimin e ligjit “, shtoi ai, duke theksuar se “ekziston një hapësirë e gjerë për bashkëpunim” midis dy vendeve. Xi gjithashtu vuri në dukje se Forcat e Armatosura të të dy vendeve duhet të ruajnë dialogun e tyre të rregullt. Sa i takon tregtisë, presidenti kinez i hapi derën kompanive amerikane Trump tha gjithashtu se ishte “krenar” për marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe pretendoi se të dy vendet kishin bërë “përparim të jashtëzakonshëm” në çështjet me të cilat përballen. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Uashingtoni dhe Pekini po punojnë drejt një marrëdhënieje tregtare më të ekuilibruar, ndërsa tregoi se çështjet e sigurisë, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të ngrihen gjithashtu në bisedimet me Xi-në .

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33