
Janë zgjedhur sot 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të cilët u kryhen votime në tri shkallët e Gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe ato të Shkallës së parë.
Ata janë gjyqtarët Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi.
Sandër Simoni fitoi me short, pas barazimit të votave, me rivalen Arbena Ahmeti.
Në gjykatat e Apelit garuan Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj, i cili fitoi 190 vota kundrejt 171 vota që mori rivalja e tij.
Ndërsa për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara ishin Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho, ku fitoi me shumicë votash gjyqtarja Brunilda Kadi./Versus.al

