Shella: A ka kërkuar Vlora Hyseni të largohet me dorëheqje?
I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, eksperti i gjyqësorit Gerti Shella komentoi masën e arrestit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa dha një informacion të ri, sipas tij, në lidhje me dorëheqjen e saj.
Megjithatë, Shella theksoi se nuk mund ta konfirmojë vërtetësinë e këtij informacioni, duke sqaruar se bëhet fjalë për të dhëna që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve.
“Në përmasën ose në masën që lëshoi Vlora Hyseni, mund të analizojmë diçka. Informacionet që kemi hulumtuar këto ditë janë që ajo vetë priste të ndodhte diçka e tillë dhe, me një gjysmë dinjiteti, është paraqitur në zyrën e tij për t’i kërkuar dorëheqjen, pra për t’u lejuar që të tërhiqej me dorëheqje. Me sa kemi kuptuar, kjo nuk është pranuar. Flitet që ajo ka shkuar të japë dorëheqjen dhe ky i ka thënë: ‘Mos e jep dorëheqjen’. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por janë informacione që qarkullojnë këto ditë. Sot ky e ka lëshuar Vlorën Hysenin”, u shpreh Shella.
Protestë në Maliq, banorët: Po na marrin ujin për fshatin tjetër
Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Shtyhet për në tetor seanca
Mashtruan 64-vjeçarin për 100 mijë euro, dy të rinj kapen në flagrancë teksa merrnin paratë
- 12:09 Kremlini: Ukraina po paguan çmimin për sulmet ndaj Rusisë
- 12:04 Debate te “Ligjet” për Territorialen! PD kërkon 100 bashki, PS 46, Korreshi: Nuk po bëmë byrek këtu
- 12:01 Parlamenti hungarez i heq imunitetin Peter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orban
- 11:47 Protestë në Maliq, banorët: Po na marrin ujin për fshatin tjetër
- 11:46 Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Shtyhet për në tetor seanca
- 11:43 Mashtruan 64-vjeçarin për 100 mijë euro, dy të rinj kapen në flagrancë teksa merrnin paratë