Top News – ‘Konflikti i shërben lojërave politike.’ Meta, për përplasjen mes GJKKO-së dhe avokatëve
03/10/2026 13:12

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi nga qelitë e burgut për zvarritjen e proceseve gjyqësore për shkak të konflikti mes Gjykatës së Posaçme dhe dhomës së avokatisë, të cilën e konsideron absurde. Facebook Meta: “Konflikti absurd midis GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka sjellë anullimin dhe shtyrjen e gjykimit për dhjetëra çështje vetëm pranë GJKKO të Shkallës së Parë. Kjo situatë absurde e paralajmëruar që në fund të korrikut duhej të ishte parandaluar me kohë si përmes dialogut, por edhe ndërhyrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe aktorëve të tjerë. Përveç humbjeve të konsiderueshme financiare të shtetit dhe palëve të interesuara, ka sjellë edhe zvarritjen e proceseve gjyqësore, që është element i gjykimit të drejtë dhe të rregullt.” Meta shton se ky konflikt i shërben vetëm lojërave politike dhe minon besimin e qytetarëve tek politika. Facebook Meta: “Vendosja e avokatëve në një presion të dyfishtë si nga GJKKO Shkallë e Parë edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, cënon jo vetëm të drejtat e tyre, por drejtpërdrejt të drejtat thelbësore të qytetarëve të përfshirë në proceset penale. Roli i avokatëve në funksion të procesit të rregullt ligjor është i pazëvendësueshëm. Edhe në diktaturë ka patur gjyqtarë dhe prokurorë, por demokracia dhe shteti i së drejtës, dallon ndër të tjera nga diktatura se siguron të drejtën e mbrojtjes me avokat. Ky konflikt i stisur dhe arbitraritet i shërben vetëm lojrave politike dhe minon besimin publik te drejtësia dhe sistemi gjyqësor.” Avokatët po bojkotojnë proceset gjyqësore për shkak se nuk pajtohen me rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme, që ndalon pajisjet celulare dhe kompjuterat në sallën e gjyqit.

Top Channel/ Plagoset një i protestues me plumb gome, e ndihmojnë shokët e tej
24/10 18:22
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 18:09
Top Channel/ Lojëra dhe puthje përpara kamerës, momente të veçanta nga dy protestuesit viralë
24/10 17:53
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 17:50
Top Channel/ Protestues rezistentë dhe gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 17:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të policisë, protestuesit i merr flakë xhaketa
24/10 17:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të efektivëve, dy policë marrin flakë
24/10 17:37
Top Channel/ Polici gjuan me gurë, protestuesit i kundërpërgjigjen po me gurë
24/10 17:30
Top channel/ Kaos në Bulevard, policë, makina me ujë, gaz dhe gurë
24/10 17:19
Top Channel/ Tension në protestë/ Përplasje në distancë. Të rinjtë hedhin gurë, policia, ujë dhe gaz
24/10 17:09
Top Channel/ Djegin kazanët e plehrave, protestuesit në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
24/10 16:27
Top Channel/ Forca policie dhe gurë në Bulevard, protestuesit shpërndahen në drejtime të ndryshme
24/10 16:26
Top News – Policia shpërndan turmën. Të rinjtë përballen me ujë me presion dhe gaz lotsjellës
24/10 16:21
Top News – ‘Policia e krimit!’ Të rinjtë hedhin gurë mbi uniformat blu, përplasje në bulevard
24/10 16:20
Top News – Tirana në kaos! Zjarr para ministrisë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion
24/10 16:20
Top News – Tym e flakë, kaos në rrugët e kryeqytetit. Protesta në ditën e 12-të të saj
24/10 16:20
Top News – Arenë lufte! Hidhet masivisht gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve
24/10 16:19
Top Channel/ Autobotët me ujë në Bulevard, policia mundohet të shpërndajë protestuesit
24/10 16:12
Top Channel/ Franca mban në burg Beqirin, biznesmeni kundërshton ekstradimin, akuzon drejtësinë
24/10 15:38
Top Channel/ “Thirrje për vandalizma”, Policia paralajmëron personat e maskuar
24/10 15:13