Pak çaste para se Kuvendit të nisë seancën ku pritet të votohet reforma territoriale, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të protestojnë para Parlamentit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Berisha shprehet:
“Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!”