12 Tetor 2026, 10:07
Nga E. D
foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Një 16-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti me ashensorin në një restorant në Arrameras të Fushë-Krujës. Sipas bluve, 26-vjeçari Endri Stafuka, i cili punonte si kamerier në restorant, dyshohet se e ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, gjithashtu kamerier, brenda ashensorit.
Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën. Pas ngjarjes, policia arrestoi në flagrancë të riun, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Në pranga u vu edhe pronari i restorantit, shtetasi Afrim Vathi, 62 vjeç, i dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
afrim vathi endri stafuka
Aktualitet
12 Tetor 2026, 09:59
E. D
Adriatik Kupi
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë muajsh...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 09:37
E. D
Egli Proga
KORÇË- Seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e E...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 09:15
E. D
pamjet
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet ësht&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 08:57
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në banesën e tij n&eu...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 08:40
E. D
TIRANË- Një 19-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe arm&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 08:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, ka hartuar pro...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 07:46
E. D
Andy Burnham
ANGLI- Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka deklaruar se Rusia ka ndërhyrë në referendumin e vitit 2016 për daljen e Br...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 07:11
E. D
TIRANË- Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euros gjatë dekadës së fundit, krahasuar me 40 monedhat kryesore g...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 07:09
E. D
Java do të startojë me një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Shq...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 23:00
G.M
foto ilustruese
BERAT- 40-vjeçari Endri Selfaj, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnje, në aksin Berat-Ura e Ku&cce...