Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 23:50 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5 Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me emra të rinj dhe personazhe nga fusha të ndryshme. Janë 21 banorë që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • PD Korçë
  • Paga e policisë
  • Përjashtimi i Berishës
  • Horoskopi i nëntorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Dosja Balluku
  • Hetimi ndaj Ramës
  • PD Korçë
  • Paga e policisë
  • Përjashtimi i Berishës
  • Horoskopi i nëntorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arabia Saudite dhe ekuilibrat e rinj strategjikë në Lindjen e Mesme!

Forum E hënë, 12 Tetor 2026 12:26
Arabia Saudite dhe ekuilibrat e rinj strategjikë në Lindjen e Mesme!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dr. Arben Ramkaj

Në Lindjen e Mesme, rreziku më i madh nuk është vetëm shpërthimi i një lufte të re, por mundësia që konfliktet ekzistuese të bashkohen në një përballje të pakontrollueshme. Sulmi i raportuar më 10 tetor ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad, me 12 viktima dhe 309 të plagosur sipas autoriteteve saudite, e rikthen këtë rrezik në qendër të vëmendjes. Për Arabinë Saudite, kujdestare e Mekës dhe Medinës, sfida është mbrojtja e sovranitetit dhe qytetarëve të saj, pa lejuar që përshkallëzimi ushtarak të përcaktojë të ardhmen e rajonit.

Përmasat e kësaj sfide bëhen më të qarta në kontekstin e tronditjeve që kanë ndryshuar Lindjen e Mesme. Sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023 dhe ofensiva ushtarake izraelite që pasoi në Gaza kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima civile dhe një katastrofë humanitare që tronditi opinionin botëror. Miliona qytetarë protestuan në mbarë botën, me pankarta në duar, duke kërkuar ndalimin e luftës dhe të ofensivës izraelite. Shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe përkeqësimi i situatës në Bregun Perëndimor e kthyen konfliktin në një çështje të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë ndërkombëtare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë klimë, paralajmërimi i Papa Françeskut për një “Luftë të Tretë Botërore me pjesë” tingëllon veçanërisht aktual. Lufta në Ukrainë dhe krizat e Lindjes së Mesme kanë krijuar një realitet ku konfliktet ndikojnë njëri-tjetrin. Ndryshe nga Kriza e Raketave të Kubës, kur rreziku përqendrohej në një përballje të vetme, sot ai është shpërndarë në disa fronte që mund të bashkohen. Në qendër të kësaj pasigurie mbetet rivaliteti ndërmjet Iranit dhe Izraelit, i shoqëruar me ambicie strategjike, jo gjithmonë të artikuluara hapur, për zgjerimin e ndikimit dhe dominimin politik e ushtarak në Lindjen e Mesme. Teherani ka ushtruar ndikim përmes Hezbollahut në Liban, grupeve të armatosura në Irak dhe lëvizjes Houthi në Jemen, ndërsa Izraeli mbështetet në epërsinë ushtarake dhe operacionet përtej kufijve. Siria dëshmoi koston e këtyre rivaliteteve, ku mbështetja iraniane për regjimin e Bashar al-Assadit kontribuoi në zgjatjen e luftës civile. Përplasja ndërmjet dy fuqive rrezikon ta mbajë rajonin peng të ambicieve për hegjemoni.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pikërisht në këtë realitet spikat pozicionimi strategjik i Arabisë Saudite. Presidenti amerikan Donald Trump, partner i afërt i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, ka kërkuar vazhdimisht që Mbretëria të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin dhe t’u bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit. Në sfondin e rivalitetit me Iranin, ky hap do të forconte bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë. Megjithatë, përtej pritshmërive të qarqeve politike dhe ekspertëve ndërkombëtarë, Princi i Kurorës dhe Kryeministri saudit i ka dhënë përparësi një parimi të lidhur me përgjegjësinë historike dhe morale të Mbretërisë: krijimit të një shteti të pavarur palestinez si kusht për normalizimin me Izraelin.

Mund t'ju interesojë

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

Para 9 orësh
Veliaj u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

Veliaj u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

Para 10 orësh
Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pav...

28 Tetor 2026, 10:29

Ky qëndrim u shndërrua në veprim diplomatik. Arabia Saudite, së bashku me Francën, udhëhoqi nismën ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete, duke i dhënë shtysë procesit të njohjes së Palestinës. Në shtator 2025, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe disa shtete të tjera evropiane ndërmorën këtë hap historik. Megjithëse vendimet e tyre pasqyronin edhe konsiderata të brendshme, diplomacia saudite kontribuoi në krijimin e një dinamike të re ndërkombëtare. Por a është pikërisht ky qëndrim parimor pjesë e faturës strategjike që Arabia Saudite po paguan sot? Përgjigjja kërkon kujdes. Zhvillimet e ardhshme do të tregojnë nëse këmbëngulja për shtetësinë palestineze do të shërbejë si themel i stabilitetit rajonal apo do ta vendosë Mbretërinë përballë presioneve të reja.

Në këtë kuadër, Riadi synon ta zhvendosë çështjen palestineze nga përballja ushtarake drejt legjitimitetit ndërkombëtar. Ndryshe nga qasja iraniane, ku mbështetja për Palestinën është ndërthurur me veprimtarinë e grupeve të armatosura, Arabia Saudite mbështet zgjidhjen me dy shtete. Kjo kërkon forcimin e Autoritetit Palestinez, të kryesuar nga Presidenti Mahmoud Abbas, dhe ripërtëritjen e legjitimitetit demokratik. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të shpallura për vitin 2027 mund të ndihmojnë në forcimin institucional dhe bashkimin politik të Gazës me Bregun Perëndimor.

Paralelisht, Riadi po zgjeron partneritetet strategjike. Afrimi i diskutuar me Turqinë dhe Pakistanin merr rëndësi nga pozicioni i tyre: Turqia është anëtare e NATO-s, ndërsa Pakistani është fuqi bërthamore me lidhje të gjera diplomatike. Ky bashkëpunim mund të forcojë mekanizmat e konsultimit dhe parandalimit të krizave, nëse shmang krijimin e fronteve të reja. Ndërsa këto partneritete synojnë sigurinë e ardhshme, Jemeni mbetet prova e ekuilibrave ekzistues. Ndërhyrja e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në mars 2015 pasoi kërkesën e presidentit të njohur ndërkombëtarisht, Abd Rabbuh Mansur Hadi, pas avancimit të forcave Houthi. Rezoluta 2216 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar më 14 prill 2015, kërkoi tërheqjen e Houthive nga territoret e marra nën kontroll dhe dorëzimin e armëve të sekuestruara. Ajo mbetet referencë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Jemenit.

Megjithatë, përvoja jemenase dëshmon se siguria nuk mund të mbështetet vetëm te mjetet ushtarake. Riadi ka mbështetur ndërmjetësimin e OKB-së dhe dialogun politik, ndërsa sulmet Houthi ndaj lundrimit ndërkombëtar në Bab el-Mandeb dhe infrastrukturës civile saudite vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin rajonal. Çdo përgjigje duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe mbrojtjen e civilëve. Po aq i rëndësishëm mbetet dimensioni humanitar. Arabia Saudite ka raportuar mbi 20 miliardë dollarë mbështetje të përgjithshme për Jemenin, përfshirë ndihmën humanitare, mbështetjen ekonomike dhe projektet zhvillimore. Megjithatë, pa rindërtim institucional dhe pajtim të brendshëm, rimëkëmbja mbetet e brishtë.

Pasojat e kësaj krize shtrihen edhe në ekonominë ndërkombëtare. Ngushtica Bab el-Mandeb dhe Kanali i Suezit përbëjnë korridore jetike tregtare ndërmjet Azisë dhe Evropës. Sulmet ndaj anijeve tregtare e kanë kthyer sigurinë e lundrimit në përgjegjësi shumëpalëshe, ku diplomacia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare mbeten thelbësore. Në këtë mjedis, ku stabiliteti kërkon bashkëpunim ndërkombëtar, edhe Shqipëria mund të marrë përgjegjësi përtej kufijve të saj. Si anëtare e NATO-s dhe pjesëmarrëse në Bordin e Paqes për Gazën, Tirana duhet të shqyrtojë përfshirjen në komponentin logjistik të një nisme shumëpalëshe të udhëhequr nga Arabia Saudite, në kuadër të mekanizmave ndërkombëtarë të formalizuar. Një angazhim i tillë do të ishte në nderin e Shqipërisë, do të forconte marrëdhëniet strategjike me Arabinë Saudite dhe partnerët euroatlantikë, duke i dhënë politikës sonë të jashtme një rol më aktiv në përpjekjet për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Në fund, Lindja e Mesme ndodhet përpara një zgjedhjeje historike: të mbetet peng i rivaliteteve që e shohin sigurinë si dobësim të kundërshtarit, apo të ndërtojë një rend të mbështetur në sovranitet, bashkëpunim dhe diplomaci. Arabia Saudite zotëron burimet dhe marrëdhëniet për të ndikuar në këtë proces, por pesha e saj e ardhshme do të përcaktohet edhe nga aftësia për ta kthyer ndikimin në përgjegjësi ndërkombëtare.

Dr. Arben Ramkaj është drejtor i Programit për Lindjen e Mesme dhe Botën Arabe pranë Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar dhe nënkryetar i Lidhjes së Myslimanëve Evropianë.

Etiketat e lidhura

arabia sauditeArben Ramkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 4 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të trazuara
Para 6 orësh

Meta për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit: Diti të notonte në ujëra të qeta e të trazuara

“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend
Para 6 orësh

“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale, afati i shpalljes deri më 27 nëntor
Para 6 orësh

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale, afati i shpalljes deri më 27 nëntor

Më të lexuarat

1 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
Para 4 orësh

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

2 Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë
Para 7 orësh

Tre shenjat e horoskopit që e nisin nëntorin me fat, para dhe suksese në karrierë

3 Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri
Para 17 orësh

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

4 “Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend
Para 6 orësh

“Kam qenë në shesh përditë”, Aurela Gaçe flet për protestën: Rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.