Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 09:31 Rama–Veliaj, lufta që çau fasadën e PS-së Përplasja e hapur mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt ka çarë fasadën e unitetit socialist. Njëri në Kryeministri, tjetri në paraburgimin e Fierit, por…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shkarkohet Drejtori i hetimit tatimor, Anton Martini!

Shkarkohet Drejtori i hetimit tatimor, Anton Martini!

Aktualitet
E martë, 13 Tetor 2026 08:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sektori i Hetimit Tatimor pëson një goditje të papritur në kupolën e tij drejtuese. Anton Martini është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Hetimit Tatimor, një detyrë që e mbante prej tetorit të vitit 2024. Largimi i tij pa asnjë paralajmërim ka rindezur diskutimet mbi prapaskenat e këtij lëvizjeje, ndërsa në ambientet mediatike e politike përflitet fort se shkarkimi mund të jetë një hapa paraprak përpara një veprimi nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Pyetja që ngrihet sot në korridoret e administratës është e qartë: A është ky shkarkim sinjali i parë se SPAK ka gati një masë shtrënguese apo urdhërarrest për ish-drejtorin?

Hija e dosjes së hakerimit të të dhënave të SPAK-ut

Emeritimi i Anton Martinit në qendër të vëmendjes së SPAK-ut lidhet me hetime mjaft sensitive që po zhvillohen rreth rrjedhjes dhe hakerimit të të dhënave kompjuterike nga sistemi i brendshëm i Prokurorisë së Posaçme.

Në media është raportuar se emri i Martinit ka dalë gjatë përgjimeve dhe hetimeve si një person i mundshëm që mund të ketë pasur akses apo dijeni mbi këto materiale sekrete. Megjithëse vetë Martini i ka mohuar publikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka marrë e as shpërndarë asnjë dokument të hakeruar, shkarkimi i tij nga detyra e lartë shtetërore e shton më shumë dyshimin se SPAK po shtron rrugën për llogaridhënie zyrtare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga shkarkimi në Vetting te karrigia e Tatimeve

Karriera e Anton Martinit mbart prej kohësh prapaskena dhe lëvizje që kanë ngritur supe:

Përjashtimi nga sistemi i drejtësisë: Ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe kandidat për SPAK, Martini u shkarkua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) për shkak të problemeve me justifikimin e pasurisë dhe vlerësimin profesional.

Kalimi te Hetimi Tatimor: Pasi mbeti jashtë drejtësisë nga Vettingu, ai u emërua në tetor 2024 në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, një nga sektorët më kritikë dhe me ndikim më të madh mbi financat dhe bizneset në vend.

Drejtori “3-orësh” merr frenat e Hetimit Tatimor

Ajo që e bën akoma më enigmatike këtë lëvizje është personazhi që është zgjedhur për ta zëvendësuar. Në karrigen e lënë bosh nga Martini është emëruar Everest Kazheli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kazheli nuk është një emër i panjohur për zhvillimet e çuditshme në administratë. Vetëm pak ditë më parë, ai u emërua në krye të Drejtorisë së Kadastrës në Elbasan, por dha dorëheqjen vetëm 3 orë pas marrjes së detyrës. Pas përvojave të tij në drejtimin e Kadastrës në Fier dhe Lushnjë, Kazheli merr sot drejtimin e një prej sektorëve më delikatë të financave.

Mund t'ju interesojë

Ndryshon orari i lëvizjes në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror

Ndryshon orari i lëvizjes në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror

Para 9 minutash
Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2026

Para 28 minutash
Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Para 10 orësh

Pavarësisht nëse shkarkimi i Anton Martinit do të pasohet me pranga nga SPAK apo me një proces tjetër hetimor, ajo që mbetet e sigurt është se stacioni i tij i fundit në krye të Hetimit Tatimor ka mbyllur një kapitull plot hije e pikëpyetje/Jeta osht qejf/

Shënim i KJ: Anton Martni, sipas burimeve tona, ka kaluar këshilltar pranë Ministrit të Financave, Petrit Malaj. Ndër radhët e Prokurorisë mbahej si prokuror korrekt.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama–Veliaj, lufta që çau fasadën e PS-së
Para 2 minutash

Rama–Veliaj: lufta që çau fasadën e PS-së

Diplomacia përballë zjarrit të luftës
Para 2 minutash

Diplomacia përballë zjarrit të luftës

Rikthehet Champions League/ Atletico sfidon Bayernin, Interi duel delikat në Holandë
Para 7 minutash

Rikthehet Champions League/ Atletico sfidon Bayernin, Interi duel delikat në Holandë

Ndryshon orari i lëvizjes në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Para 9 minutash

Ndryshon orari i lëvizjes në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 10 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 10 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

3 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 10 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

4 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 11 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.