
Të mërkurën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat, në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Në fokus do të jenë dy çështje kryesore. Pika e parë lidhet me raportimin mbi ecurinë e “Pranisë Besnike”. Gjatë diskutimeve, deputetët socialistë do të kenë në dispozicion nga dy minuta secili për të bërë pyetje apo për të ndarë qëndrimet e tyre.
Çështja e dytë në rendin e ditës është prezantimi i “Pasqyrë Albania”. Në përfundim të mbledhjes, konkluzionet dhe porositë do të jepen nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Takimi i kësaj të mërkure vjen në kuadër të mbledhjeve të zgjeruara me formatin “Grupi Parlamentar i PS-së dhe ministrat”, të cilat zhvillohen zakonisht të shtunën e fundit të çdo muaji.
