Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona

Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona

Policia greke ka sekuestruar 36 kilogramë e 250 gramë kanabis të papërpunuar gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në një zonë të Janinës. Lënda narkotike u gjet në një automjet, ndërsa një makinë tjetër dyshohet se shoqëronte ngarkesën.

Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga strukturat kundër narkotikëve të Janinës, në bashkëpunim me njësinë e dytë të Rojës Kufitare të Filatit, në Thesproti.

Gjatë ndërhyrjes, policia ndaloi dy automjete që lëviznin njëri pas tjetrit. Në makinën e parë udhëtonin dy shqiptarë, ndërsa në të dytën ndodhej një shqiptar tjetër.

Nga kontrolli në automjetin e dytë u zbuluan 34 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 36 kilogramë e 250 gramë. Sipas policisë, sekuestrimi pengoi trafikimin e mëtejshëm të kësaj sasie. Hetimet treguan se dy shqiptarët në makinën e parë dyshohet se kishin rolin e shoqëruesve të automjetit të ngarkuar me drogë, duke lëvizur përpara tij.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan të dyja makinat, 2.935 euro, 40.480 lekë dhe tre telefona celularë. Në kontrolle ndihmuan edhe qentë e policisë “Ikarus” dhe “Jerry”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.