Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”

Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”

Saranda do të ketë edhe një tjetër përfaqësuese të vogël në “Miss & Mr Junior Albania 2026”, kompeticioni që do të zhvillohet më 1 nëntor në Lezhë. Bëhet fjalë për Emily Çobani, 7 vjeçe nga Saranda, e cila do të ngjitet në skenën e këtij eventi për të konkurruar së bashku me fëmijë të tjerë pjesëmarrës.

Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”

👉 KLIKONI KËTU PËR TA MBËSHTETUR EMILY NË INSTAGRAM

Emily është kështu konkurrentja e dytë nga Saranda që merr pjesë në të njëjtin kompeticion, pas 9-vjeçares Sania, për të cilën Saranda Web shkroi një ditë më parë.

Eventi “Miss & Mr Junior Albania 2026” zhvillohet më 1 nëntor në Lezhë, ndaj saktësojmë se informacioni i mëparshëm ku ishte përmendur Kruja si vendi i zhvillimit nuk ishte i saktë.

Edhe Emily do të ketë nevojë për mbështetjen e publikut gjatë këtij rrugëtimi, ndërsa për 7-vjeçaren pjesëmarrja është një eksperiencë e veçantë dhe një mundësi për të përfaqësuar Sarandën në këtë aktivitet.

Nga Saranda drejt skenës së “Miss & Mr Junior Albania 2026” – suksese Emily në eventin e 1 nëntorit në Lezhë!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.