Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bosnja tërheq stafin diplomatik nga Serbia pas funeralit të Ratko Mlladiçit, përplasje e re me Beogradin

07/09/2026
Bosnja tërheq stafin diplomatik nga Serbia pas funeralit të Ratko Mlladiçit, përplasje e re me Beogradin

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Bosnje e Hercegovina ka vendosur të tërheqë pothuajse të gjithë personelin diplomatik nga Ambasada e saj në Serbi, në një përshkallëzim të ri të marrëdhënieve me Beogradin pas ceremonive të zhvilluara për varrimin e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç.

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, deklaroi se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi emërimi dhe shkarkimi i tyre është kompetencë e Presidencës së Bosnjës. Pjesa tjetër e stafit diplomatik do të tërhiqet, ndërsa shërbimet konsullore pritet të transferohen në ambasadat boshnjake në Zagreb dhe Podgoricë.

Vendimi vjen pas ceremonive të zhvilluara në Serbi për Mlladiçin, i cili vdiq në burgun e Hagës, ku vuante dënimin e përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Funerali i tij u kthye në një manifestim masiv. Sipas raportimeve të mediave, rreth 350 mijë persona morën pjesë në ceremonitë dhe marshimin në Beograd, ndërsa Mlladiçi, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, u nderua nga një pjesë e madhe e nacionalistëve serbë si hero.

Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe zyrtarë të lartë serbë, përfaqësues të Republikës Sërpska, ambasadori rus, ish-ministri grek Panos Kamenos dhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Presidenti serb nuk ishte i pranishëm në funeral, duke deklaruar se ndodhej në një angazhim zyrtar me homologun e tij nga Uzbekistani.

Konakoviç e cilësoi mënyrën se si Serbia dhe një pjesë e strukturave politike e shoqërisë serbe e nderuan Mlladiçin si një vazhdimësi të glorifikimit të krimeve të luftës.

“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, deklaroi ministri boshnjak.

Sponsorizuar

Ai paralajmëroi gjithashtu kërkesë për sanksione ndaj individëve që morën pjesë në ceremonitë për Mlladiçin, duke përfshirë anëtaren e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviç.

Për Sarajevën, një tjetër moment shqetësues ishte shfaqja e një portreti gjigant të Mlladiçit në stadiumin “Rajko Mitiç” gjatë derbit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit më 6 shtator. Në tribunën veriore u shfaq edhe mbishkrimi “Drejt Potoçarit”, në referencë të qendrës përkujtimore të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Mlladiçi ishte një nga figurat kryesore të forcave serbe të Bosnjës gjatë luftës dhe u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për përgjegjësinë e tij në gjenocidin e Srebrenicës, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Në reagimin e tij, Konakoviç paralajmëroi edhe një ofensivë diplomatike ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë. Sarajeva synon të dërgojë nota dhe letra diplomatike për të kërkuar reagim ndaj qëndrimit të Serbisë dhe glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte.

Sipas ministrit boshnjak, vendi i tij nuk do të qëndrojë më pasiv përballë përpjekjeve për rishikimin e fakteve historike dhe do të përdorë më intensivisht kanalet diplomatike për të paraqitur qëndrimin e Sarajevës mbi krimet e luftës në Bosnje e Hercegovinë.r.r

Nga arkivi

  • Akt terrorist në një kompleks në Ankara, reagon Erdogan. Mesazh mbështetje nga Rama
  • Pas vendimit të gjykatës së Romës, 12 emigantët kthehen nga Gjadri në Itali
  • Procesi i Berlinit, 2 marrëveshje në Berlin dhe shoqërim me 6 miliardë euro
  • Rama në Hungari, takim dhe deklaratë me Kryeministrin Orban: Nuk na frikëson ‘pushtimi’ nga Hungaria
  • Paska një diferencë në qëndrime mes Erdogan dhe Ramës
  • Kushtetuesja e Maqedonisë godet Marrëveshjen e Ohrit, shfuqizon balancimin

Po ndodh

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Belind Këlliçi: Korrupsioni i Ramës, vila luksoze dhe kuti të mbushura me euro

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej