Plagoset me armë 55-vjeçari nga Delvina, policia heton edhe një ngjarje të një muaji më parë

Plagoset me armë 55-vjeçari nga Delvina në Athinë, policia heton edhe një ngjarje të një muaji më parë

Një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë. I plagosuri është identifikuar si Eduart Mullaj, ndërsa autoritetet greke po hetojnë rrethanat dhe motivin e sulmit.

 

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në zonën e Patisia-s, pranë banesës së 55-vjeçarit. Sipas të dhënave të deritanishme, dy persona që lëviznin me një motoçikletë kanë qëlluar ndaj Mullajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

 

55-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spital. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Mullaj u ka deklaruar hetuesve se dy personat po tentonin t’i vidhnin motorin dhe se e qëlluan pasi ai reagoi. Megjithatë, mediat greke raportojnë se policia po shqyrton edhe pista të tjera dhe nuk e ka marrë ende si të mirëqenë këtë version.

 

Në kuadër të hetimeve po verifikohet gjithashtu një episod me të shtëna me armë zjarri të ndodhur rreth një muaj më parë në të njëjtën zonë, ku nuk pati persona të plagosur. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë nëse mes dy ngjarjeve ekziston ndonjë lidhje.

Në vendin ku u qëllua 55-vjeçari janë gjetur tri gëzhoja dhe një predhë, të cilat janë sekuestruar për ekzaminim.

 

Dëshmitarë nga zona kanë deklaruar se kanë parë dy persona me helmeta duke u larguar pas të shtënave, ndërsa pak më vonë kanë konstatuar 55-vjeçarin të plagosur në rrugë. Banorë të tjerë kanë pohuar se pak përpara incidentit kishin dëgjuar zëra dhe një debat në zonë, por mbetet e paqartë nëse personat e përfshirë në të kishin lidhje me sulmin.

 

Policia greke vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të përcaktuar motivin e plagosjes së Eduart Mullajt, 55-vjeçarit me origjinë nga Delvina. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.