TIRANË- Dita e tetë e protestave të dhunshme, që nisën që prej të martës së 13 tetorit, mund të konsiderohet se me më pak akte dhune e vandalizëm për t’u shënuar se shtatë të kaluarat, edhe pse tensionet nuk munguan deri në mbrëmje vonë.
Kishte më pak raste hedhje molotovësh, gurësh dhe sendeve të tjera të forta drejt policisë, ndërsa munguan edhe përplasjet e forta fizike mes bluve dhe protestuesve të maskuar.
Grumbullimi i përditshëm te Ministria e Arsimit nisi më vonë se gjithë javës së kaluar këtë të martë 18 tetori. Dy institucione që këto ditë janë përballuar me sulmet dhe aktet më të rënda vandale, kishin marrë masat, me blindimin e dritareve me panele metalike.
Për rreth një orë protestuesit ishin të qetë teksa herë pas herë provokonin. Provokimi i parë ndaj uniformave blu, kroasant si ironi duke i kujtuar momentet e ngrënies në rrugë pas orëve të tëra punë. Nisin gurët e parë në drejtim të policisë dhe shishe uji.
Policia kërkoi në megafon largimin e grave dhe fëmijëve dhe më pas ujë dhe gaz lotsjellës
Tensione me shtyrje dhe thirrje kundër policisë, ndërsa autoboti me ujë i shpërndante herë pas here.
Ora 15:30 e gjeti rrugën e Durrësit të boshatisur, me protestuesit që marshuan nga Banka e Shqipërisë, katedralja Orthodokse, ‘Shallvaret’ dhe policia i ndjek me autobot.
Më pas grumbullimi i parë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përvec marrjes së këtij skeleti të stacionit e autobusëve dhe një kosh basketbolli së bashku me shtyllën që i vendosi pranë Kryeministrisë, për rreth dy orë situata i përngjau një manifestimi normal.
Por normaliteti zgjati pak. Teksa errësira po zbriste, në Bulevard po afrohen edhe të maskuarit e parë, me shkopinj në duar.
Dhe këtu u shënua edhe molotovi i parë ndër të paktët e ditës. Policia reagon menjëherë.
Protestuesit ndahen në disa drejtime në rrugët e Tiranës, ndërkohë që rigrumbullimi në qendër e bën sheshin Skënderbej për disa minuta fushë betejë.
Teksa lufta vijon në sheshin Skënderbej, paralelisht një numër protestuesish, jo nga ata të maskuarit, mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë në rrugët e Tiranës vijonte ecejakja e të rinjve të maskuar, në disa vende vendosin sende për të ndaluar qarkullimin e makinave.
Ndjekja në disa rrugë të Tiranës zgjati për disa minuta, ndërsa pastaj vëmendja u përqendrua në kryqëzimin te Piramida në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Një grup protestuesish po qëndronte qetë përballë kordonit policor për rreth një, ndërsa një gur i nisur në drejtim të policisë bëri që blutë të reagonin sërish menjëherë.
Edhe ai grup që ishte aty tashmë u shpërnda.
Edhe kjo ditë e tetë e protestave në Tiranë u mbyll me patrullime policie në rrugë, shoqërime, e deri në kontrolle brenda bareve.
Lajmi në përditësim.....
Ndërsa protesta ishte drejt përfundimit, policia ka shoqëruar disa protestues. Efektivët kan hyrë edhe te kafenetë te Parku ‘Rinia’ ku disa të rinj, të përkrahur edhe nga të tjerë të pranishëm, kanë kundërshtuar shoqërimin.
-Nuk ke të drejtë! Më paraqit një mandat! Nuk është gjykatë ai o burrë, ku ta paraqiti aq shpejt ai ty? Po s’mund të të lë, më lër të bëj punën time!
-S’keni të drejtë të më prishni qetësinë, për çfarë? Po parkoj biçikletën! Për çfarë do të më shoqërosh?
Një protestues pa maskë i cili ndodhej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tha se protesta vijon ende. Studenti nga Durrësi tha se pavarësisht se janë shpërndarë, do të mblidhen sërish për të protestuar për të drejtat e tyre.
-S’kemi mesazh, thjesht po raportojmë që protesta vazhdon akoma. Çunat janë shpërndarë, por do të mblidhemi prapë.
-Pse protestoni?
-Për të drejtat tona.

4 kalimtarë dhe 1 efektiv policie ndodhen në Spitalin e Traumës pasi janë lënduar gjatë protestës. Një prej kalimtarëve ka deklaruar se është lënduar ditën e djeshme, ndërsa një tjetër u shtrua pas ekzaminimeve.
Te spitali “Nënë Tereza” ka marrë mjekim një protestuese.

Protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku ka ndodhur një tjetër sulm me molotov ndaj policisë. Forcat e kësaj të fundi ndërhynë menjëherë duke mos kursyer hedhjen e ujit e gazit lotsjellës me dy autobotë për të neutralizuar protestuesit duke mos i lejuar t’i afrohen kryeministrisë.
Pllaka të shkulura janë një nga pamjet që të sheh syri në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit.” Veç tyre, përgjatë bulevardit janë edhe pjesëzat e pllakave të thyera apo gurë, të hedhur më herët nga protestuesit.
Te blloku i ministrive situata duket e qetë. Pamjet me dron tregojnë vetëm patrulla policie pranë zonës si dhe një zjarrfikëse, ndërsa protestuesit nuk duken askund.
Më herët, protestuesit u zhvendosën kryesisht te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku u hodh ujë e gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Dy vajza janë lënduar nga gazi lotsjellës që policia hodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Rreth tyre janë grumbulluar disa të tjerë, të cilët përpiqen t’i ndihmojnë duke u dhënë ujë fiziologjik.
-Jepini pak ujë!
-Jam mirë!
Sasi e madhe gazi lotsjellës u hodh edhe pranë Ministrisë së Brendshme.
Policia ka ndërhyrë duke hedhur ujë me presion e gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit përpara kryeministrisë. Reagimi i policisë erdhi pasi protestuesit hodhën gurë.
Mes disa vajzave dhe efektivëve ka pasur edhe debate, ku po shtyheshin me njëri-tjetrin.
Protestuesit po marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Ata i kanë vënë flakën disa koshave dhe kanë rrëzuar disa gardhe metalike me qëllim që të bllokojnë qarkullimin në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë.
Gjatë momentit që policia hodhi gaz lotsjellës dhe hyri brenda sheshit “Skënderbej”, një protestues ra në tokë. Por vetëm pak çaste më pas reagoi dhe tha se u shtir, e më pas shtoi se turma po e merrte para dhe u ndie keq.
Pasi qëndroi disa minuta shtrirë, protestuesi deklaroi se po ndihej më mirë. Në zonë ka edhe një sasi të lartë gazi lotsjellës që është hedhur nga policia.
Protestuesit po hedhin fishekzjarrë, kapsollë e molotovë në sheshin “Skënderbej”. Një prej tyre mban në dorë një fishekzjarr të cilin po e përdor si armë drejt policisë.
Kjo pasoi në ndërhyrjen e policisë me gaz lotsjellës. Veç mjeteve piroteknike, protestuesit po përdorin edhe lazerë të gjelbër për të shpërqendruar policinë.
Një protestues i maskuar mban një molotov në dorë, në mes të sheshit “Skënderbej” që momentalisht ka një grup të konsiderueshëm protestuesish, përfshirë me maska. Veprimin e tij e pasuan edhe të maskuar të tjerë.
Një grup protestuesish janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, pas shpërndarjes me ujë e gaz lotsjellës nga policia. Efektivët janë gjithashtu në ndjekje të tyre, teksa kanë vendosur edhe kordon sigurie në afërsi të Kuvendit.
Një protestuese është përplasur edhe verbalisht me policinë. Gjithashtu ka pasur edhe hedhje kapsollësh nga protestuesit.
Protestuesit e maskuar janë rikthyer në bulevard, ku deri më tani, situata ka qenë e qetë. Nga ana e hyrjes së kryeministrisë, efektivët dhe një autobot uji janë në gatishmëri.
Në krah të kryeministrisë, sapo është hedhur edhe molotov, ndërsa vijojnë të dëgjohen të tjerë. Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Për herë të dytë gjatë ditës së sotme, protestuesit janë vendosur në bulevard, përpara kryeministrisë.
Deri më tani nuk regjistrohet ndonjë situatë, ndërsa protestuesit ia kanë marrë valles. Policia ka vendosur një kordon sigurie.
Protestuesit janë përpjekur të ironizojnë vendimin e qeverisë Rama për të shpërblyer policët që janë në vijën e parë të përballjes me protestat e dhunshme. Pas kartëmonedhave false prej 2500 eurosh, ironia degjeneroi, duke shfaqur në mes të turmës ku ka edhe të mitur, një lodër seksi në formën e organit gjenital mashkullor.
As gazetarët dhe kameramanët që po ndjekin protestën para Kryeministrisë nuk u kanë shpëtuar sulmeve gjatë ditës së sotme. Një protestuese, e njohur për shpërthimet e saj në TikTok, ka sulmuar sot fizikisht dhe verbalisht përfaqësues të medias dhe kameramanë të cilët po filmonin zhvillimet në ditën e tetë të protestës që ka tronditur kryeqytetin shqiptar.
Momenti është regjistruar në video, ku shihet incidenti i sikletshëm mes protestueses dhe punonjësve të medias që ndodheshin në terren për të pasqyruar protestën. Pas të sharave, ajo iu vërsulet kameramanëve dhe përpiqet të shkatërrojë njërën prej kamerave. Menjëherë aty mblidhen më shumë njerëz për të shuar tensionet
Ngjarja shënon një tjetër episod tensioni ku në shënjestër janë punonjës të medias.
Protestuesit kanë shkatërruar një stacion urbani në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilin e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë vendosur në mes të rrugës, së bashku me një kosh basketbolli që ndodhej përballë Piramidës.
Një protestues me qeleshe në kokë e daulle në duar, i është bashkuar turmës, të cilën e shoqëron gjithë kohës me ritmin e instrumentit muzikor.
Protestuesit kanë nisur sulmet me gurë e fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë. Këta të fundit po reagojnë me ujë e gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
Protestuesit e mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit kanë vendosur pankarta me mesazhe kundër qeverisë.
Në shkrimet e tyre, ata akuzojnë qeverinë për dhunë, korrupsion dhe kërcënim ndaj qytetarëve, duke përmendur edhe emërimet në Policinë e Shtetit.
Në njëren prej tyre shkruhet: Si mund të kemi drejtësi kur Belinda Balluku emëron Skënder Hitaj si drejtor policie dhe partia shtet dhunon, vjedh e kërcënon qytetarët?! Drejtësia të veprojë!!!
Në pankartën tjetër lexon:
Krimi + droga kanë vetëm një emër: Edvin Kristaq Rama
Një grup protestuesish janë mbledhur tek Ministria e Arsimit për protestë. Aty janë angazhuar edhe dhjetëra forca policie për ruajtjen e rendit. Në përballjen verbale me policët, protestuesit u hodhën atyre dhjetëra kroasantë të paketuar.
Godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë janë me të gjitha dritaret të mbuluara nga panele metalike. Strukturat mbrojtëse mbulojnë plotësisht xhamat e të dyja institucioneve, duke u dhënë ndërtesave pamjen e godinave të blinduara. Pamjet vijnë në një kohë kur kryeqyteti po përballet prej ditësh me protesta, gjatë të cilave janë shënuar edhe episode dhune dhe sulme ndaj institucioneve. Panelet metalike shërbejnë si pengesë fizike për të mbrojtur dritaret nga goditjet dhe dëmtimet. Të dyja institucionet këto shtatë ditë kanë qenë objekt i sulmeve të dhunshme dhe zjarreve.
-
Mbarune per sonte narkomanet tani shkojne marin leket marin dizen qe te jene gati neser mbasdite.ishalla i japin ndonje mbidoze keshtu na hiqen qafe kto delunkuete
Përgjigju -
po arestoeni ate kelliren e sali lushes ate trimin vetem haklajt u bene derman ketyre
Përgjigju -
A degjoni vendimet qe dha gjykata italiana merni shembuj o gjygjetare shqiptare,edhe kryeministrja italiane e tha drejte e qarte kush ben deme do te paguajne e denohen se jane minorenne te paguajne prinderit te protestosg eshte e drejte ,te shkaterrosh eshte krim.Prandaj edhe ato shoqerite civile apo avokati I popullit te kete te qarte se po mbrojne keqbersit.
Përgjigju -
Gjithsesi me cfar shikoj e degjoj neper qytet policia duhet te bej kujdes kur nderhyn sepse ekzagjerimi i forces mund ti kthehet kunder nga qytetaret e thjesht neper rruget e Tiranes.Jemi ne limitet e urrejtjes ndaj policise nga njerzit e thjesht kur ajo abuzon me forcen.Asnje meshir me ato qe shkaterrojn por jo me protestues paqesor pasi po u sosi durimi qytetareve te thjesht nuk ka polici as ushtri qe e ndalon me.
Përgjigju -
Ore po keta nuk duan as dialog dhe as gje, keta duan trazira dhe sa vjen darka fillojn te bejm trazira. Sepse ne erresire mund te fshihen nga identiteti i tyre.
Përgjigju -
Kjo eshte opozita jone si ne 96-97-98- dhe me gerdec 21 janare dhe tani shkaterim do vetem po sali suli cakenjt tek spaku se mbase shpeton ti dhe gjithe maskarenjt e tjere policia dhe qeveria te nzjeri ushtrin dhe te zbatoje ligjin
Përgjigju -
Ja i doli gjumi bandes se PD i doli efekti i i miedhit qe i japin tani fillojne me shkaterrime policia ti pergjigjet sic e meritojne.Te marin masat qe ti arrestojne e te paguajne te gjitha demet e bera
Përgjigju -
Këta janë vandale të paguar prandaj policia duhet të veproi me të njëjtën forcë...
Përgjigju








Komente
Komento