ODIHR për protestat në Shqipëri: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen paqes

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
20 Tetor 2026 | 15:53

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej tetë ditësh.

Përmes një reagimi publik, ODIHR u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen, duke theksuar se forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.

Institucioni i OSBE-së nënvizon gjithashtu se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.

Reagimi vjen në një klimë të tensionuar, teksa protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit vijojnë në Tiranë, me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Situata ka ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të tubimeve dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.

ODIHR kërkon që ruajtja e rendit publik të shoqërohet me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, ndërsa përgjegjësia për çdo përdorim të paligjshëm të forcës të trajtohet përmes hetimeve të pavarura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve dhe të rinjve në mbështetje të protestës së tyre,...
15:18 | 21/10/2026

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë prapa. Në vitin 2018, Komisioni...
14:43 | 21/10/2026

Pas Ministrisë së Arsimit, marshimi i protestuesve vijon sërish drejt Kryeministrisë

Pas qëndresës për gati 1 orë e 30 minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë vijuar me marshimin e radhës në kryeqytet. Sipas raportimeve, protestuesit...
14:35 | 21/10/2026