Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative

Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative

Rrugët e brendshme të fshatrave në pesë njësitë administrative të Bashkisë Finiq pritet t’u nënshtrohen ndërhyrjeve për rikonstruksion. Në listën e tenderëve janë përfshirë projekte për Alikon, Finiqin, Dhivrin, Mesopotamin dhe Livadhja, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 1,31 milionë eurosh, përfshirë TVSH-në.

Ndërhyrja me fondin më të lartë është parashikuar në njësinë administrative Aliko, ku projekti përfshin rrugët Dërmish–Navaricë dhe rrugët e brendshme të njësisë. Për këtë investim janë parashikuar rreth 29 milionë lekë me TVSH, ekuivalente me afërsisht 319 mijë euro.

Në Dhivër, Mesopotam dhe Livadhja, projektet për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme kanë secili një vlerë prej rreth 25 milionë lekësh me TVSH, ose afërsisht 275 mijë euro. Ndërsa për njësinë administrative Finiq është parashikuar një fond prej rreth 15 milionë lekësh me TVSH, ekuivalent me rreth 165 mijë euro.

Në total, pesë projektet kapin vlerën e afro 119 milionë lekëve me TVSH. Këto janë fondet e parashikuara për procedurat e prokurimit, ndërsa vlerat përfundimtare do të përcaktohen pas përzgjedhjes së kompanive që do të kryejnë punimet.

Lista e paraqitur nuk përcakton gjatësinë e rrugëve që do të rikonstruktohen, segmentet konkrete brenda secilës njësi. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.