Sunday / November 1 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Arsim Lajmet Kryesore Nga Vendi Protesta

Sindikata e Universiteteve nis bojkotin e mësimit në gjithë vendin, mbështet protestat studentore

Share Share Icon

Sindikata e Universiteteve njoftoi të mërkurën nisjen e bojkotit të mësimdhënies në të gjithë vendin, duke kërkuar përmirësimin e kushteve në arsimin e lartë, transparencë dhe masa konkrete për zgjidhjen e problematikave të ngritura nga studentët dhe stafi akademik.

Kryetari i Sindikatës, Sandër Kovaçi, deklaroi nga sheshi pranë Politeknikut, se bojkoti ka nisur më 21 tetor dhe do të vijojë deri në një vendim të mëtejshëm. Vendimi u miratua njëzëri nga kryesia e Sindikatës gjatë mbledhjes së zhvilluar më 20 tetor, në sheshin ku po mbahen protestat studentore.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Universiteteve, ndërprerja e procesit mësimor synon të mbështesë kërkesat e studentëve dhe të kundërshtojë dhunën ndaj tyre, në një kohë kur protestat në Tiranë po vijojnë.

Mes arsyeve të bojkotit, Sindikata rendit:

  • Problematikat e vazhdueshme në kushtet e mësimdhënies dhe zhvillimin e procesit akademik.
  • Pasigurinë e studentëve dhe stafit akademik lidhur me vijimin e vitit akademik.
  • Mungesën e dialogut institucional dhe të zgjidhjeve konkrete për shqetësimet e ngritura.
  • Pakënaqësinë e studentëve ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike, korrupsionit dhe mungesës së meritokracisë.

Kërkesat kryesore të Sindikatës përfshijnë:

  • Përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të studimit dhe punës së pedagogëve.
  • Hartimin e masave konkrete dhe garantimin e transparencës institucionale.
  • Trajtimin e barabartë dhe dinjitoz të çdo studenti.
  • Përmirësimin e kushteve të arsimimit dhe mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Pedagogët iu bashkuan sërish të mërkurën protestës së studentëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa përfaqësuesit e Sindikatës u kërkuan drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë të marrin përgjegjësitë për trajtimin e kërkesave.

Vendimi për bojkot përfshin universitetet në nivel kombëtar, ndërsa Sindikata nuk ka përcaktuar një datë për rifillimin e mësimdhënies.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Fytyra e re e tregut të veshjeve  

Tregu i retail-it të veshjeve në Shqipëri po ndryshon gradualisht “fytyrë”. Konsumatori vendas po kërkon më shumë vlerë për paratë që shpenzon për ...

12 hours më parë 16 Min Lexim

Turizmi nuk është më vetëm sezonal, po zgjeron bazën e blerësve të retail-it të veshjeve

Flet Mehmet Memo, Menaxher i LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut   Për menaxherin e LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut...

12 hours më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!