Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Aktualitet Lajmet Kryesore Nga Vendi

Dëmet në biznese arrijnë në 2.15 mln euro, Tatimet identifikojnë 127 subjekte të prekura

Share Share Icon

Administrata Tatimore njoftoi se ka identifikuar deri tani 127 biznese të dëmtuara, me një vlerë totale dëmesh prej 2.15 milionë eurosh, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga subjektet e identifikuara, 55 janë evidentuar përmes verifikimeve në terren nga administrata tatimore, ndërsa 72 të tjera kanë raportuar dëmet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”.

Tatimet bëjnë të ditur se procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve vijon, si përmes kontrolleve në terren, ashtu edhe nëpërmjet shqyrtimit të raportimeve të paraqitura nga bizneset.

Sipas njoftimit, qëllimi është përditësimi dhe saktësimi i të dhënave mbi dëmet e shkaktuara në njësitë tregtare.

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve të prekura që të përdorin shërbimin e dedikuar “Dëmi im” në portalin e-Albania për të raportuar dëmet e shkaktuara në aktivitetin e tyre.

Dëmet janë shkaktuar gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, ku janë dëmtuar ambiente dhe njësi tregtare, duke u shkaktuar bizneseve humbje materiale.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46

Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuvendi...

15 hours më parë 3 Min Lexim

BSH paralajmëron se ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Banka e Shqipërisë shprehu sot një opinion pozitiv për projektbuxhetin e vitit 2027, por theksoi se plani i të ardhurave është në kufirin e sipërm ...

16 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!