PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet

PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet

Partia Demokratike e Sarandës ka publikuar disa fotografi nga mbledhja e Kryesisë, duke njoftuar se në fokus ishte organizimi dhe mbështetja e protestës studentore të 24 tetorit në Tiranë. “Saranda është në krah të studentëve! Zëri i tyre nuk mund të heshtet!”, shkruajnë demokratët vendas. Por ndërsa PD Sarandë kujtohet për protestat në Tiranë, në faqen e saj mungojnë denoncimet për problemet me të cilat përballen qytetarët e Sarandës. Heshtja e kësaj force politike për problemet e qytetit bie në sy, sidomos kur bëhet fjalë për projekte që kanë shkaktuar kundërshtime dhe protesta të banorëve.

Saranda Web ka dokumentuar me video votimet e këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak, të cilët kanë votuar pro projektit për Eco Kampusin dhe territorin e Vilës Qeveritare, si dhe projektit të parkut fotovoltaik në Heremec, në tokën e pretenduar nga banorët e Nivicës.

Madje, ndërsa banorët e Nivicës protestonin jashtë godinës, këshilltarët demokratë së bashku me ata të Partisë Socialiste dhe administratën e Bashkisë. pas mbledhjes dolën nga një portë tjetër për të shmangur përballjen me protestuesit. Edhe këto pamje janë publikuar nga Saranda Web.

Heshtja për problemet e qytetit dhe votimet e përbashkëta me socialistët kanë ngritur pikëpyetje për rolin e opozitës në Sarandë, duke ushqyer perceptimin publik të një bashkëpunimi të heshtur me pushtetin dhe dyshimet për interesa që nuk kanë lidhje me shqetësimet e qytetarëve.

Sot PD Sarandë deklaron se zëri i studentëve nuk mund të heshtet. Por përse nuk mbajti të njëjtin qëndrim kur protestonin banorët e Nivicës? Përse nuk reagon për problemet e Sarandës dhe përse këshilltarët e saj votojnë PRO për projekte të kundërshtuara nga qytetarët?

Meqë Kryesia e PD Sarandë gjeti kohë të mblidhet për protestat në Tiranë, ndoshta në mbledhjen tjetër mund të diskutojë edhe për Sarandën. Sepse opozita nuk bëhet vetëm me deklarata kundër qeverisë në Tiranë, por edhe me qëndrime për problemet në qytet dhe vota në Këshillin Bashkiak.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.