Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje

Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje

Qytetarët që kanë legalizuar banesën dhe duhet të përfundojnë procedurat për tokën ku është ndërtuar ajo, mund të aplikojnë në e-Albania për faturat e parcelës ndërtimore. Kërkesa bëhet pa pagesë, ndërsa dokumentet dërgohen elektronikisht nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Faturat pajisen me vulë digjitale dhe shfaqen në seksionin “Dokumentet e mia”, ku qytetari mund t’i shkarkojë. Për këtë kërkesë nuk nevojitet paraqitja në sportelet e Kadastrës. Këto fatura shërbejnë për të vijuar blerjen e truallit shtetëror, në rastet kur plotësohen kushtet ligjore. Pas shlyerjes së detyrimit, qytetarët mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë së tokës. Hapat që duhen ndjekur varen nga statusi juridik i parcelës.

Cilat kategori përfitojnë lehtësi në pagesë?
Sipas VKM-së nr. 446, datë 26 korrik 2023, për kategori të caktuara parashikohen përjashtime ose ulje të detyrimit:

  • Përjashtim 100% nga pagesa për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër që plotësojnë kriteret ligjore, si dhe për kategori të përcaktuara institucionesh e bashkësish fetare.
  • Ulje 50% për familjet me anëtarë me aftësi të kufizuara, sipas kategorive të përcaktuara; familjet njëprindërore me fëmijë në ngarkim; kategorinë e dëshmorëve dhe familjarëve të tyre; si dhe poseduesit që kanë mbushur moshën e pensionit.
  • Ulje 30% për poseduesit e ndërtimeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Për blerjen e parcelës shtetërore parashikohet edhe mundësia e një uljeje prej 20% kur pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi. Gjithashtu, sipas kushteve përkatëse, bonot e privatizimit mund të përdoren për të mbuluar 50% të vlerës.

Lehtësitë përfitohen vetëm kur plotësohen kriteret dhe paraqiten dokumentet që provojnë përkatësinë në kategorinë përfituese. Pa pagesë është aplikimi për marrjen e faturave, ndërsa detyrimi për truallin llogaritet sipas rastit dhe lehtësive që i takojnë qytetarit. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.