Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Ata që më krahasojnë me Ramën paguhen për të korruptuar mendimin e njerëzve

25/10/2026
Berisha: Ata që më krahasojnë me Ramën paguhen për të korruptuar mendimin e njerëzve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur poshtë krahasimet me kryeministrin Edi Rama, duke renditur një sërë argumentesh që, sipas tij, tregojnë dallimet mes tyre në pasuri, familjarë, kohën e qëndrimit në pushtet dhe çështjet e drejtësisë.

Gjatë një komunikimi, Berisha deklaroi se ata që përdorin parullat “ik Rama, ik Berisha” synojnë të mbrojnë kryeministrin dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike. Sipas tij, një pjesë e atyre që bëjnë këto krahasime paguhen për të ndikuar te opinioni publik.

“Çfarë krahasimi mund të bëhet midis Sali Berishës dhe Edi Ramës, i cili jeton në saraje me gjatësi themelesh më të mëdha sesa vila e diktatorit, dhe Sali Berishës që jeton në një apartament 40 metra më të madh se ai që kishte në diktaturë?”, deklaroi Berisha.

Ai tha se Rama e kishte deklaruar pasurinë e tij në shumën 3800 euro dhe 400 mijë lekë në llogari bankare në kohën e ndërtimit të vilës, ndërsa përmendi edhe sipërfaqen prej 8300 metrash katrorë të oborrit të saj.

Berisha foli për pasuritë e kryeministrit, duke iu referuar një raporti të OSBE-së, për të cilin tha se e kishte akuzuar Ramën për depozitimin e 200 milionë eurove në banka offshore, pak muaj pasi ishte bërë kryeministër.

Një tjetër argument i Berishës lidhej me familjarët e dy politikanëve. Ai tha se bashkëshortja e tij, mjeke pediatre, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër, nuk kishte qenë anëtare e bordeve dhe merrte pagën nga puna e saj.

Në të kundërt bashkëshortja e Ramës u bë anëtare e bordit të ABI Bank pas ardhjes së tij në pushtet. Berisha tha gjithashtu se kunati i tij, si sipërmarrës privat, nuk kishte përfituar tendera nga qeveria, ndërsa akuzoi Armand Frangun, të cilin e identifikoi si kunatin e bashkëshortes së kryeministrit, se kishte përfituar qindra tendera sekretë përmes AKSHI-t.

Sponsorizuar

Berisha u ndal edhe te koha e qëndrimit në pushtet, duke deklaruar se Rama ka qenë në pushtet për 28 vite, ndërsa nga koha kur ai është përfshirë në politikë, që prej vitit 1990, vetëm 13 vite i ka kaluar në pushtet dhe pjesën tjetër në opozitë.

“Çfarë ndodh tani? Tani dëgjon në studiot e mashtrimit, që korruptojnë gjuhën dhe mendimin, se opozita është pushtet. Opozita është pushtet moral, është kundërshtar i pushtetit ekzekutiv”, u shpreh kreu i PD-së.

Në argumentet e tij, Berisha përmendi edhe çështjet e drejtësisë, duke theksuar se ndaj tij janë kryer dy procese vettingu, një ndërkombëtar dhe një kombëtar, dhe duke mohuar se ka firmosur ndonjë dokument për procesin e kthimit të pronave të ish-klubit Partizani.

Ai tha se Rama e kishte arrestuar në vit elektoral për të fituar zgjedhjet dhe se ndaj tij ishte ndërmarrë një proces politik. Berisha krahasoi gjithashtu trajtimin e çështjes së pronës së dhëndrit të tij me atë të një prone prej 38 mijë metrash katrorë te Rrapi i Treshit, për të cilën akuzoi Ramën se ia kishte dhënë vëllait të tij me tre vendime.

Në përfundim, kryetari i PD-së i cilësoi krahasimet mes tij dhe Ramës si një përpjekje për të mbrojtur kryeministrin dhe për të dëmtuar opozitën.

“Pra, unë mendoj se ata të cilët bëjnë këto krahasime, ata paguhen që të korruptojnë mendimin e njerëzve. Korruptojnë gjuhën nëpër studiot televizive”, deklaroi Berisha.a.b

Nga arkivi

  • VIDEO / Presidenti Ilir Meta dekoron kardinalin Ernest Troshani, ceremonia te Kisha e Laçit
  • VIDEO/ Opozita nuk ndalet, kërkon dorëheqjen e Xhafajt edhe në komisione: Nuk ka PS-ja dhe Rilindja të përgjegjshëm?!
  • THIRRJA/ “Mos rri në ‘Facebook’, por eja protesto sot para Ministrisë së Brendshme”
  • Nga liria në lajm të keq/Prokuroria i hap persëri problem Saimir Tahirit
  • Zbulohet laboratori ku ka shkuar zëri i "Deshmitarit-X" dhe Agron Xhafajt
  • Presidenti i Republikës shpreh mirënjohje për ndihmën që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë dhe Kosovës

Po ndodh

Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Sekuestrohen dy kompani në Itali, pastronin para të një organizate shqiptare

05/11/2026
Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

05/11/2026
Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

05/11/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Zbardhen bisedat e Agasit me dy shtetas izraelitë: “Vlorën e kam shoqe të ngushtë”

05/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Sekuestrohen dy kompani në Itali, pastronin para të një organizate shqiptare

05/11/2026
Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

05/11/2026
Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

05/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.837 artikuj gjithsej