Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit

Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit

Parku eolik në Markat, një projekt i licencuar fillimisht në vitin 2008, rikthehet për shqyrtim me një plan të ri ndërtimi. Shoqëria “E-Vento s.r.l Albania” kërkon të instalojë nëntë turbina në Njësinë Administrative Markat të Bashkisë Konispol, me kapacitet të përgjithshëm prej 72 megavatësh (MW). Historia e projektit nis më 17 korrik 2008, kur kompania mori licencën për prodhimin e energjisë elektrike nga era. Në konfigurimin fillestar, në zonën Markat-Livadhja parashikohej vendosja e 23 turbinave me fuqi 2 MW secila, me kapacitet të përgjithshëm 46 MW.

Megjithatë, projekti kaloi në disa shtyrje të afateve të realizimit. Dokumentacioni i Entit Rregullator të Energjisë pasqyron ndryshime në vitet 2009, 2010 dhe 2013. Në vitin 2019, kompania kërkoi një tjetër shtyrje, duke iu referuar problematikave të hasura gjatë zhvillimit të investimit.

Edhe në vitin 2021, projekti ishte objekt shqyrtimi nga ERE për çështje që lidheshin me kushtet e licencimit dhe vendndodhjen e turbinave. Në fund të vitit 2023, rregullatori mbylli një procedurë administrative për heqjen e licencës së prodhimit, pasi kompania shlyeu detyrimin e prapambetur për pagesën rregullatore.

Çfarë ndryshon për parkun eolik në Markat?

Kërkesa e paraqitur në vitin 2026 parashikon një konfigurim të ndryshëm nga ai fillestar. Në vend të 23 turbinave me fuqi 2 MW secila, për Markatin propozohen nëntë turbina me fuqi 8 MW secila. Kështu, numri i turbinave të parashikuara për zonën ulet, ndërsa kapaciteti rritet nga 46 MW në 72 MW. Sipas kërkesës, i gjithë kapaciteti i projektit do të përqendrohet në Njësinë Administrative Markat. Kompania kërkon gjithashtu ndryshimin e afateve të ndërtimit dhe të vënies në punë të centralit.

ERE nis shqyrtimin, ndryshimet ende të pamiratuara

Në mbledhjen e 20 tetorit 2026, Enti Rregullator i Energjisë vendosi të nisë procedurën për modifikimin e licencës së kompanisë. Nisja e procedurës nuk përbën miratim të planit të ri dhe as njoftim për fillimin e punimeve. Kërkesa për parkun eolik në Markat do të kalojë në shqyrtimin e rregullatorit. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.