Kam parë shumë veta që janë ekzaltuar dhe përndezur nga dhuna, madje i kanë inkurajuar. Fale zot se nuk e dinë se ç’bëjnë. Kam murmuritur me vete këtë frazë të Jezusit në momentet e fundit të jetës së tij në tokë: ‘Jam bërë kristian?’ Jo, aspak. Thjesht kam kaluar vitin e mbrapsht 1997.
Kam parë këto ditë që janë bërë të gjallë edhe njerëz që deri tani kishin qenë në gjumë, ose të tërhequr menjëanë, po i ndezin më shumë urat, po i hedhin benzinë zjarrit, janë me mendimin se revolucioni po fiton dhe, o burra të hipim në karron e fitimtarëve. Mua më shpifin këta njerëz që përgjithësisht i përkasin gjeneratës sime, që do të thotë se e kanë jetuar ’97-ën, kur Kuçka e Shqipëri na bëri verem.
E do donin të përsëritej. Pse? Se ndryshe Edi Rama nuk ikën. O mendje të bukur që më paski! Ti vëmë flakën Tiranës për të larguar nga zyrat ca Birbo, në rrethana që në këtë vend ende votohet, ende votohet.
Unë e di që disa po thartojnë turinjtë me fjalët që sapo thashë, pasi u ka humbur durimi, nuk presin dot deri në zgjedhje lokale. Por nuk ka si të bëhet ndryshe, pushteti nuk merret me grykën e pushkës, apo me fuqinë e molotovit. Pastaj edhe sikur të biem dakord, ta paguanim me kosto djegien e Shqipërisë për të shpëtuar nga Edi Rama. Puna është se kjo s’ka për të ndodhur, nuk është rruga e duhur për të realizuar këtë aspiratë a dëshirë.
Kështu ndodh dhe kundërta, në mos s’është duke ndodhur. /Nga Mustafa NANO/




