Këngëtarja Ronela Hajati ka ndarë disa detaje nga karriera e saj muzikore dhe fitimet që i ka sjellë një prej këngëve më të rëndësishme të saj. E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, artistja iu përgjigj edhe kuriozitetit të Luiz Ejllit për shumat që mund të përfitojë nga muzika e saj. Gjatë bisedës, Ronela zbuloi se kënga “Sekret”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, i ka sjellë rreth 30-40 mijë dollarë të ardhura vetëm nga Spotify. Megjithatë, këngëtarja e konsideroi këtë shifër të vogël krahasuar me fitimet që kanë arritur këngë të tjera shqiptare.
Pjesë nga intervista:
Luizi: Cila është shuma më e madhe që ke marrë nga Youtube nga një këngë e jotja?
Ronela: “Sekret”, kënga e Eurovision.
Luizi: Ne jemi shqiptarë, e duam të dimë sa është shifra?
Ronela: 30-40 mijë dollarë vetëm nga Spotify. Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake.
Luizi: Po në Eurovision sa shpenzove?
Ronela: 30-40 mijë.
Luizi: Ti paske dalë me borxhe.
