Monday / November 2 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota

FED dhe BQE pritet të mbajnë të pandryshuara interesat, tregjet presin rritje në dhjetor

Share Share Icon

Dy bankat qendrore më të rëndësishme në botë, Rezerva Federale Amerikane (FED) dhe Banka Qendrore Europiane (BQE), pritet të mbajnë të pandryshuara normat e interesit në mbledhjet e kësaj jave, pavarësisht rritjes së presioneve inflacioniste. Megjithatë, ekonomistët parashikojnë se të dyja bankat qendrore mund të rrisin normat me 0.25 pikë përqindjeje në dhjetor, ndërsa shtrenjtimi i energjisë po e vështirëson rikthimin e inflacionit pranë objektivit prej 2%.

FED do të shpallë vendimin sot, më 28 tetor, ndërsa BQE të enjten, më 29 tetor. Tregjet financiare po ndjekin me vëmendje sinjalet për drejtimin e politikës monetare gjatë muajve të ardhshëm, veçanërisht pas rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit, të nxitur nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Sipas një sondazhi të Reuters, 94 nga 100 ekonomistët e anketuar presin që FED të mbajë normën bazë të interesit në intervalin 3.75-4%, në mbledhjen e 27-28 tetorit. Megjithatë, të gjithë ekonomistët e përfshirë në sondazh parashikojnë një rritje të interesave në dhjetor, një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me sondazhin e shtatorit, kur më pak se gjysma prisnin një ndërhyrje të tillë.

FED i rriti interesat me 0.25 pikë përqindjeje në shtator, ndërsa inflacioni në SHBA mbetet dukshëm mbi objektivin prej 2%. Në shtator, inflacioni vjetor arriti në 3.7%, i ndikuar ndër të tjera nga rritja e çmimeve të energjisë.

Ekonomia amerikane po shfaq rezistencë ndaj kostove të larta të financimit, e mbështetur nga konsumi dhe investimet në inteligjencën artificiale. Sipas sondazhit të Reuters, rritja ekonomike parashikohet në 2.3% për vitin 2026 dhe 2.1% për vitin 2027.

Vëmendja e investitorëve është përqendruar te deklaratat e drejtuesit të FED, Kevin Warsh, për të kuptuar nëse banka qendrore do të sinjalizojë një tjetër shtrëngim të politikës monetare përpara fundit të vitit.

Ndërkohë, edhe BQE pritet të ruajë normën e depozitave në 2.5%, pas dy rritjeve të interesave në qershor dhe shtator. Sipas Reuters, ekonomistët presin një rritje tjetër me 0.25 pikë përqindjeje në dhjetor, që do ta çonte normën e depozitave në 2.75%.

Inflacioni në Eurozonë arriti në 3.8% në shtator, pothuajse dyfishi i objektivit të BQE-së. Çmimet e larta të energjisë po ushtrojnë presion mbi kostot e prodhimit dhe transportit, ndërsa aktiviteti ekonomik ka shfaqur shenja ngadalësimi.

Sipas të dhënave paraprake të S&P Global, indeksi i përbërë PMI për Eurozonën ra në 51.9 pikë në tetor, nga 53.1 pikë në shtator, duke shënuar ritmin më të ngadaltë të zgjerimit të aktivitetit privat në katër muaj.

BQE po përballet gjithashtu me rritjen e kostove të huamarrjes në tregjet e obligacioneve, veçanërisht në Francë, ku yield-et e titujve shtetërorë dhjetëvjeçarë kanë kaluar nivelin 5%, duke arritur nivelet më të larta në rreth 24 vjet.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se BQE duhet të rrisë interesat të paktën edhe një herë me 0.25 pikë përqindjeje gjatë vitit 2026, për të kufizuar presionet mbi inflacionin bazë.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Rritja e industrisë në Eurozonë ngadalësohet në tetor, por mbetet e qëndrueshme

Aktiviteti në industrinë përpunuese të Eurozonës vijoi të rritet me ritme të qëndrueshme në tetor, megjithëse rritja u ngadalësua për shkak të dobë...

8 hours më parë 4 Min Lexim
Azi / Bota /

Kina injekton 81 miliardë dollarë në banka, ndryshon mekanizmin e politikës monetare

Banka Qendrore e Kinës injektoi të hënën 541 miliardë juanë (81.3 miliardë dollarë) në sistemin bankar, ndërsa ndryshoi mekanizmin kryesor të zbati...

8 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!