Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke e cilësuar Shqipërinë si “shtetin më monist pas Koresë së Veriut”. Berisha ka ngritur gjithashtu akuza për tenderat sekretë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke deklaruar se Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit, ka përfituar qindra të tillë.

Kreu i opozitës i është referuar institucionit me shprehjen “AKSHI i Lindave”.

Sali Berisha: Narkoshteti shfaqjen absolute e ka në ekonomin. Unë u jam shumë mirënjohës disa gazetarëve të shkëlqyer, që kanë bërë analiza të shkëlqyera. Por t’u them unë ju, Aleksandër Vuçiç, me koalicionet e tij kur erdhi në pushtet, kishte rrogat dhe pensionet 20% më të ulëta se Shqipëria. Shqipëria ishte në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensione. Përfshi këtu dy vende, anëtare të Bashkimit Europian në atë kohë, Bullgaria dhe Rumania. Ku i ka sot rrogat dhe pensionet Serbia? Serbia sot rrogat dhe pensionet i ka 45 gjer 55% më të larta se Shqipëria.

Pra, vodhi apo s’vodhi, por edhe në qoftë se ka vjedhur, ka vjedhur shumë herë më pak sesa kreu i organizatës kriminale në Tiranë, argati i tij. Edhe Serbia, ka probleme serioze me popullatën. Po problemet e saj nuk janë as një e katërta e problemeve të Shqipërisë. Është një popull i plakur. Në vitin ’98 do prisja në zyrë Paddy Ashdown. Dhe më thotë, kishin krijuar idenë se unë isha një nga drejtuesit e UÇK-së sepse kishin ngritur një bazë në shtëpinë time, ish-shtëpinë time. Dhe vjen e më thotë, çfarë do bëni? Po luftojmë i them. Luftë për liri është kjo. Çfarë lufte do bëni ju, thotë. Ku keni tpara për të bërë luftë. Luftërat, thotë. i bëjnë paratë. I them unë, e di se si është puna? Ne kemi gjak më shumë se ata. Dhe ne këtë luftë do ta fitojmë, sepse do ta paguajmë me gjak. Ishte e vërtetë ajo. Përballeshim me një komb të plakur. Por ai komb sot, në plus minus, humbet 10 mijë vetë në vit. Kurse ky kombi ynë i dashur, në qoftë se Serbia në 10 vite ka 300 mijë emigrantë, Shqipëria ka vetëm në Bashkimin Evropian 1.1 milion emigrantë. Serbia ka pasur në 5 vitet e fundit rritje me 3.5 deri 4% të prodhimit industrial. Nuk e futi drogën në ekonomi si ky. Serbia ka pasur 22 miliardë eksporte në vitin 2021. Serbia i ka 34 miliardë eksporte të vitit të kaluar.

Shqipëria e narkoshtetit të Edi Ramës ka 15.3% rënie të prodhimit industrial në 5 vitet e fundit, rënien më të madhe pas Ukrainës. Shqipëria ka 28% rënie në eksporte të vitit të kaluar krahasuar me vitin 2022. Shqipëria e narkoshtetit të Edi Ramës. Dhe këta thonë se janë njëlloj. A mund të imagjinoni ju? Horra mediatikë si këta, horra politikë si këta, që mashtrojnë shqiptarët nga mëngjesi në darkë, që drogojnë me mashtrimet e tyre më keq se me çdo lloj droge tjetër. Jo vetëm kaq. Këta armiq të egër të demokracisë, armiq të egër të lirisë dhe pluralizmit, mën moton fajin e ka Saliu, nuk thonë që zgjedhjet ishin farsë, por zgjedhjet i humbi Berisha. Nuk shtojnë Ramën në farsë. Pra mbrojnë indirekt Ramën. Apo ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Çfarë është kjo? I njëjti krahasim i pakrahasueshëm.

Po hajt t’i krahasojmë. Ka 28 vite pushtet, është pushtetari më i kalbur në pushtet në Evropë.
Ka 35 vjet në politikë, 13 vite në pushtet. E mori pushtetin me 48% kontroll mbi të gjitha pushtetet nga Partia Socialiste. E dorëzoi pushtetin me 48% kontroll nga Partia Demokratike e pushteteve.
O të verbër, shërbëtorë të narkodiktaturës, po përqendrimi i pushtetit është tipari kardinal i çdo diktature. Dhe sot, padroni juaj, Edi Rama, ka pushtet 2% më shumë se ç’kishte diktatori i fundit komunist në vitet ’90, Ramiz Alia. 90% që në vitin 2020. Imagjinoni sa ka shkuar sot.

E lamë me 48% si parti qeverisëse kontroll pushtetesh, e çoi në vitin 2020 në 90% dhe sot, nga 220 mijë punonjës, 2000 janë rrogëtarë jo të Partisë Socialiste, të gjithë të tjerët janë emërtesë e tij.
Nuk ka shtet më monist, pas Koresë së Veriut, Shqipëria vjen shteti më monist në botë.
Pra, shikoni, krahasojnë të pakrahasueshmet.

Marrim personat, plotësisht dakord. Njëri votohet në 4 vite 3 apo 4 herë. Tjetri ka mbyllur votat dhe votimin që në vitin 2009. Në kundërshtim me ligjet dhe statutin e asaj partie.
Ku jeton sot narkodiktatori? Diktatori komunist i Shqipërisë ndërtoi një vilë në qendër të Tiranës. Por atë vilë diktatori gjakësor nuk e regjistroi në emër të tij. Mund ta bënte. Nuk e regjistroi as në emër të tij, as të familjes së tij. E regjistroi pronë shtetërore. Aty ku është.

Kurse narkodiktatori ndërtoi një vilë në herë gjysmë më të madhe se ajo. Ndërtoi sarajet. Kopshti i diktatorit komunist është gjithsej as 2000 metër katrorë. Kopshti i narkodiktatorit është 8300 metër katrorë. E blerë me 1 litër naftë metri katror. Me vendim të posaçëm. 1 litër naftë metri katror, 2 mijë lekë.

Pra, shkojmë ku të doni. Vetëm në dosjet Balluku. Ai është bashkëfajtor për 36 vite burg.

Bëri gjithçka për një proces kundra meje. Çfarë i doli? I doli se ajo tokë s’kishte kurrë e shpronësuar. Kurrë. Ajo tokë ishte tokë e konfiskuar nga regjimi komunist dhe iu rikthye atyre 300 pronarëve, siç iu rikthye mbi gjysmë milioni shqiptarëve, mbi 1 miliard e 577 milion metër katrorë tokë. Pa llogaritur objektet. Po, ne ishim parti e kthimit dhe kompensimit të pronarëve pa asnjë diskutim. Janë 56 mijë dosje të cilat u përfunduan gjatë qeverisjes sonë. Ne kishim atë proces serioz. Nuk e përfunduam dot të gjithin, por në rrugë absolute do e përfundonim.
Edhe unë kam një kunat, ai kunati im ka nja 30 vjet që punon në një biznes privat.

Kurse kunati i Edi Ramës, se po the Linda nënkupto Edi, si peshkaqen e shndërroi bashkë me kunatën e tij AKSHI-n në kopsht privat të Edi Ramës. Armand Frangu ka fituar qindra tendera. Dhe emri i tij nuk qarkullon, qarkullojnë emrat e të tjerëve.

Po aty strumbullari është Frangu. Ai ka fituar qindra tendera dhe si i ka fituar? Me procedurë sekrete. AKSHI i Lindave ka bërë mbi 400 tenderime sekrete.
Në qeverisjen tonë të dashur miq, ka pasur gjithsej 18 prokurime sekrete vetëm për shërbimin informativ dhe prokurorinë e përgjithshme. Asnjë prokurim sekret, ligji nuk e lejon atë. Po për Frangun nuk ka ligj, për Lindën nuk ka ligj, për Edi Ramën nuk ka ligj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb