Monday / November 2 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Life Style Udhetim

Vonesa në fluturime, kush i kompenson më shpejt pasagjerët?

Share Share Icon

TAP Air Portugal, LOT Polish Airlines dhe Wizz Air janë kompanitë ajrore më korrekte në Europë në trajtimin e kërkesave për kompensim, sipas një renditjeje të AirAdvisor, që ka analizuar 22 operatorë.

Vonesat e fluturimeve janë të pakëndshme, por kompensimet e garantuara nga legjislacioni i BE-së ua lehtësojnë disi pasojat pasagjerëve.

Sipas Rregullores (KE) nr. 261/2004, kompensimi është 250 euro për fluturimet nën 1,500 kilometra me vonesë mbi dy orë, 400 euro për distancat 1,500–3,500 kilometra me vonesë mbi tri orë dhe 600 euro për fluturimet e tjera me vonesë mbi katër orë.

Në praktikë, marrja e parave nuk është gjithmonë e shpejtë ose e lehtë. Pasagjerët mund ta paraqesin vetë kërkesën ose t’u drejtohen kompanive të specializuara, si AirAdvisor.

Nga janari në qershor 2026, AirAdvisor ndihmoi në paraqitjen e 68,283 kërkesave ndaj 59 kompanive ajrore. Renditja u hartua sipas përqindjes së kërkesave të zgjidhura dhe rasteve që përfunduan në gjykatë, pasi u refuzuan ose mbetën pa përgjigje.

Kompanitë më të mira

TAP Air Portugal renditet e para, me 88.7% të kërkesave të zgjidhura, vetëm 0.6% të referuara në gjykatë dhe një pritje mesatare prej 10 ditësh për pagesën.

LOT Polish Airlines zë vendin e dytë, me 82.8% të kërkesave të zgjidhura me sukses dhe asnjë çështje në gjykatë. E treta është Wizz Air, me 72.4% të kërkesave të zgjidhura dhe 1.2% të dërguara në gjykatë.

Pesëshen e plotësojnë Iberia, me normë zgjidhjeje 67.3%, dhe Brussels Airlines, pa raste të referuara në gjykatë.

Më tej renditen Air France, Aegean Airlines, KLM, ITA Airways dhe SAS.

Kompanitë ku kompensimi merret më vështirë

Në fund të renditjes është TAROM, kompania kombëtare e Rumanisë. Nga 122 kërkesa, vetëm 3.3% janë zgjidhur me sukses deri tani, ndërsa 46.7% janë dërguar në gjykatë. Pritja mesatare për pagesën arrin në 110 ditë.

Pas saj vjen Aeroitalia, me vetëm 0.6% të kërkesave të zgjidhura dhe 28.2% të dërguara në gjykatë.

E treta ndër më problematiket është Ryanair, kompania më e madhe ajrore në Europë. Nga 991 kërkesa që plotësonin kriteret, vetëm 2.1% janë zgjidhur me sukses dhe 17.8% janë dërguar në gjykatë.

Të dhënat përfshijnë vetëm kërkesat e administruara përmes AirAdvisor, ndaj rezultatet mund të ndryshojnë nga ecuria e përgjithshme e ankesave pranë kompanive ajrore.

Në renditje janë përfshirë vetëm operatorët me mbi 100 kërkesa, gjithsej 22 kompani. / Euronews

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Fytyra e re e tregut të veshjeve  

Tregu i retail-it të veshjeve në Shqipëri po ndryshon gradualisht “fytyrë”. Konsumatori vendas po kërkon më shumë vlerë për paratë që shpenzon për ...

2 days më parë 16 Min Lexim

Turizmi nuk është më vetëm sezonal, po zgjeron bazën e blerësve të retail-it të veshjeve

Flet Mehmet Memo, Menaxher i LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut   Për menaxherin e LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut...

2 days më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!