”Hapni sytë dhe shihni kush ju prin”, deputetja e PS, Mila ka një mesazh për demokratët

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Partisë Demokratike, duke e akuzuar se vijon të mbetet peng i një drejtimi politik që i drejtohet dhunës sa herë i mbyllet rruga drejt pushtetit. Në reagimin e saj, Mila u ndal edhe te lajmi i mirë për Erjon Vishkullin, duke theksuar se shëndeti dhe jeta e një njeriu duhet të qëndrojnë mbi çdo interes partiak. “Përpara shëndetit të një njeriu, flamujt e partive duhet të ulen e jo të përdoren si fasho për plagë të tjera”, shkruan deputetja sot.

Postimi i plotë

Keqardhje për një Parti Demokratike që vazhdon të mbetet peng i një arkitekti dhune të cilit busulla politike i tregon vetëm zjarr e tym sa herë i mbyllet rruga drejt pushtetit.

Mes gjithë atyre fytyrave të ngrysura e të fashuara që disa prej tyre kishin insinuar sot, do të doja të shihja pak lehtësim për lajmin e mirë lidhur me Erjon Vishkullin, pasi përpara shëndetit të një njeriu, flamujt e partive duhet të ulen e jo të përdoren si fasho për plagë të tjera.

Ju fatmirësisht nuk keni nevojë për fasho, por duhet të hapni sytë e të shihni njëri-tjetrin se kush ju prin, ku ju çon dhe për karrigen e kujt po kërkoni të përvëloni perspektivën europiane të Shqipërisë!

E kush na drejtohej sot në atë sallë, duke penguar normalitetin, e duke derdhur fjalorin linçues gjasme duke “mbrojtur” protestuesit, ju rikujtoj se asnjërin prej jush në PD nuk mund ta lërë të qetë pesha e 21 Janarit. Drejtësi të cilën ne ende e presim e ju në ankthe e makthe jetoni akoma prej saj.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri